“Irani përdori raketa të prodhuara në 2023″/ Softa: Izraeli, hakmarrje të fortë. Nura: Lindja e Mesme në luftë totale

schedule23:45 - 2 Tetor, 2024

schedule 23:45 - 2 Tetor, 2024

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se Irani përdori raketa balistike të prodhuara në vitin 2023, në sulmet ndaj Izraelit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Softa u shpreh se Izraeli do të ketë reagim të fortë, pas sulmeve me raketa iraniane.

Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se konflikti po shkon drejt një dimensioni të paparashikueshëm, teksa shtoi se Lindja e Mesme, tanimë është në luftë totale.

Fatjon Softa: Irani ka kohë që po rrit kapacitetin e tij ushtarak, të raketave me rreze të mesme dhe të gjata veprimi. Goditja e Izraelit është bërë me disa raketa, të prodhuara në 2023. Këto lloj raketash hipersonike, kanë rreze veprimi 1400-1500 kilometra. Të gjithë këto raketa, pjesa më e madhe e tyre u shkatërruan. Irani ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e sanksioneve të forta, për shkak të zhvillimit të pasurimit të urnaiumit. Ka prodhuar armë dhe ka furnizuar Rusinë, armët iraniane janë përdorur edhe në konfliktin në Ukrainë. Armët që disponon, nuk shkojnë te armët atomike, ka një informacion të jashtëzakonshëm, nga SHBA, paralajmëruan sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Shqipëria, nuk besoj se do jetë në planet e Iranit. Pritet të ketë reagim të fortë të Izraelit ndaj Iranit. Do të ketë goditje të përcaktuara.

Artur Nura: Konfilti po shkon në një dimension të paparashikueshëm. Po plasi një bombë bërthamore, ka një sistem zinxhir, që shkatërron çdo njërën nga palët. Do pritet sulm i Izraelit ndaj Iranit. Jam i bindur, praktika e deritanishme, sulmi i 7 tetorit dhe hakmarrja izraelite, sulmet e Hezbollahut, hakmarrja izraelite ndaj Libanit, tregon që situata nuk është e thjeshtë. Në invazionin ajror, Irani mund të ketë armë jo të bëra publike, do jetë përgjigje e vetëkontrolluar. Edhe sulmi i Iranit ndaj Izraelit, ishte i vetëkontrolluar. Lindja e Mesme është në luftë totale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!