Irani paralajmëron Europën

schedule12:20 - 26 Nëntor, 2017

schedule 12:20 - 26 Nëntor, 2017

Irani parlajmëron Europën se do të rrisë rrezen e lëshimit të raketave bërthamore deri në 2 mijë kilometra. Deklarata është bërë nga zëvendës udhëheqës i Gardës Revolucionare, i cili saktëson se kjo do të ndodhë nëse Brukseli do të kërcënojë Teheranin.

Irani ka lëshuar një kërcënim bërthamor për Europën: “Ne jemi të gatshëm të rrisim rrezen e raketave tona në mbi dy mijë kilometra”. Këtë e ka thënë gjenerali Hossein Salami, zëvendës udhëheqës i Gardës Revolucionare. Një distancë kjo që do të vinte disa vende të Europës në rrezik. Në një deklaratë për agjencinë Fars, zyrtari i lartë shprehet se Teheranit nuk i “mungon teknologjia”. “Nëse nuk kemi marrë shtysë deri më tani është për një zgjedhje strategjike, por nëse e perceptojmë se Evropa mund të bëhet një kërcënim, ne do të ndërmarrim veprime në përputhje me rrethanat”, shton gjenerali.
Kjo deklaratë e zyrtarit vjen pas qëndrimit të disa shteteve europian që mbështesin linjën e Uashingtonit lidhur me programin bërthamor të Iranit. Franca ka kërkuar që të zhvillohen negociata të reja përtej marrëveshjes së 2015. Por nga ana tjetër Irani ka theksuar shumë herë se programi raketor është për vetëmbrojtje dhe nuk është i negociueshëm.
Sfida e re raketore ngre nivelin e tensionit edhe me Uashingtonin, që i ka vendosur sanksione të reja Iranit me pretendimin se ka shkelur një rezolutë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila i ndalon Teheranin të kryejë teste raketore dhe bërthamore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!