Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit thotë se bankat dhe institucionet financiare janë tani një objektiv në Lindjen e Mesme, pasi SHBA-të dhe Izraeli dyshohet se kanë synuar një nga bankat e vendit.
“Me këtë akt të paligjshëm dhe jokonvencional në luftë, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të synuar qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon”, tha një zëdhënës, shkruan Sky News.
“Amerikanët duhet të presin një veprim të dhimbshëm dhe hakmarrës nga ne”, shtoi ai.
Ai i paralajmëroi njerëzit në rajon të qëndronin larg bankave brenda një rrezeje prej një kilometri.
Deklarata vjen pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, theksoi se vendi po synonte vetëm bazat e përdorura nga Izraeli dhe SHBA-të për të nisur sulme në territorin iranian./abcnews.al


