Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, deklaroi se Irani ka theksuar që në fillim se nuk do ta kthejë Ngushticën e Hormuzit në statusin e para luftës.
Sipas tij, e drejta ndërkombëtare e detit nuk lejon tarifa për kalimin në ngushticë, por Irani mund të vendosë tarifa për shërbime të veçanta në bashkëpunim me Omanin.
Shala tha se synimi është një lloj privatizimi i Hormuzit përmes ofrimit të shërbimeve, gjë që kundërshtohet nga Trump.
“Irani që në fillim ka theksuar se nuk do të kthehet ngushtica në statusin e para luftës. Në raport me të drejtën ndërkombëtare të detit, është e papranueshme që të ketë tarifa në ngushticë, ndërsa thuhet se kur ofrohen shërbime të veçanta mund të vendosen tarifa.
Me këtë pjesë luajnë iranianët; mund të vendosin tarifa për shërbimet. Në bashkëpunim me Omanin kanë vendosur disa rregulla. Duan ta privatizojnë Hormuzin me idenë e ofrimit të shërbimeve dhe këtë gjë nuk e do Trump.“ / abcnews.al/



