Irani njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës

schedule11:27 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 11:27 - 28 Dhjetor, 2017

Si reagim ndaj vendimit të presidentit amerikan Trump, Irani ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës. Ndërkohë dhe presidenti turk Erdoan deklaroi se shumë shpejt Ankaraja do të njohë shtetin palestinez.

Parlamenti iranian miratoi një ligj që njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës. Sipas agjancisë së shtypit Ikana, që menaxhohet nga qeveria iraniane, 207 nga 290 deputetë votuan pro këtij propozimi. Kryetari i parlamentin e cilësoi si shumë të rëndësishëm këtë votim duke shtuar se ishte një përgjigje e qartë ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jeruzalemi si kryeqytet të Izraelit. Sipas tij në 6 dhjetor presidenti amerikan goditi rëndë muslimanët me deklaratat e tij.

Në të njëjtën kohë presidenti turk Erdoan deklaroi se Turqia do të marrë shumë shpejt masa konkrete për të njohur shtetin e Palestinës duke kritikuar strukturën e padrejtë të OKB-së. Erdoan dhe një herë më shumë ka kërkuar reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por lëvizja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar dhe një afrim të Hezbollah dhe Hamas, duke përforcuar frontin shiit anti Izrael. Sipas “Daily Star”, që citon burime të shërbimit të sigurisë së Bejrutit, grupe të armatosura anti izraelite, mes të cilave dhe Hezbollah i Libanit e Hamas i Palestinës po formojnë një aleancë për të organizuar iniciativa në nivel politik, ushtarak dhe at ëtë sigurisë kundër vemdimit të Tramp

Sip;as të njëjtit burim të cituar nga “Daily Star”, shumë shpejt do të ketë një deklaratë zyrtare për të shpallur krijimin e grupimit të ri anti izraelit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!