Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Irani nën valën e sulmeve/ Por, godet bazat amerikane dhe italiane në rajon

schedule10:33 - 12 Mars, 2026

schedule 10:33 - 12 Mars, 2026

Nuk ka të ndalur konflikti në Lindjen e Mesme e po ashtu edhe luhatja e përditshme e çmimeve të naftës.

Këtë herë sulmet hakmarrëse të Iranit nuk goditën vetëm bazat amerikane në rajon. Ministria e mbrojtjes e Italisë tha se një raketë goditi një bazë italiane në qytetin e Erbilit, në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut, gjatë natës, pa shkaktuar viktima.

Italia ka rreth 300 ushtarë në Erbil, të cilët trajnojnë forcat kurde.



Izraeli dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme në të gjithë Lindjen e Mesme. Sulmet izraelite ndaj Teheranit nuk kanë ndalur, ndërsa edhe shtete të tjera të Gjirit kanë raportuar sulme, përfshirë një incident me dron në Dubai.

Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan gjithashtu sulme ajrore gjatë natës.

Nderkohe sulmet e ndërsjellta mes Izraelit dhe Hezbollahut, kanë shkaktuar sërish viktima në Liban.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Iranit njoftoi se infrastruktura kombëtare e vendit ishte nën sulm, përfshirë bankën më të vjetër ndërsa ishte plot me punonjës dhe u zotua për hakmarrje te mëtejshme.

Sulmet ndaj anijeve në Gjirin Persik janë intensifikuar. Autoritetet irakiane thanë se një person mbeti dhe 38 të tjerë u shpëtuan pranë portit të Umm Qasr, në qytetin e Basrës, ndërsa Omani ka shpëtuar 20 marinarë nga një anije me flamur tajlandez, disa prej të cilëve ishin plagosur.

Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten pavarësisht se vendet e mëdha kanë rënë dakord të lirojnë një sasi rekord nafte  prej 400 milione fuçishe nga rezervat e tyre të emergjencës. Çmimi i naftës shkoi thuajse 100 dollarë për fuçi, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të lirojnë 172 milionë fuçi nga rezervat e tyre strategjike.

Megjithatë presidenti amerikan Donald Trump përsëriti sërish se çmimet do të ulen më shumë se ndonjëherë më parë, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara e kanë fituar luftën dhe çështja e vetme që ka mbetur është se kur do të ndalen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!