Irani në ankth, nis përpjekjet diplomatike për të ‘zbutur’ kundërpërgjigjen izraelite

schedule08:53 - 12 Tetor, 2024

schedule 08:53 - 12 Tetor, 2024

Qeveria e Iranit është në ankth dhe po bën përpjekje diplomatike me vendet e Lindjes së Mesme për të zvogëluar shkallën e kundërpërgjigjes izraelite ndaj sulmit të tij raketor në fillim të këtij muaji.

Ankthi i Iranit buron nga pasiguria nëse SHBA mund ta bindë Izraelin të mos godasë objektet bërthamore dhe të naftës iraniane, dhe fakti që milicia e tij më e rëndësishme përfaqësuese në rajon, Hezbollahu, është dobësuar ndjeshëm nga operacionet ushtarake izraelite në javët e fundit, thanë burime për CNN.

SHBA është konsultuar me Izraelin për përgjigjen ndaj sulmit të Iranit tq 1 Tetorit dhe zyrtarët amerikanë ia kanë bërë të qartë që nuk duhet që të sulmojë vendet bërthamore ose ato të naftës.

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, biseda e tyre e parë në pothuajse dy muaj, duke i thënë atij se hakmarrja e Izraelit duhet të jetë “proporcionale”.

Aleatët e Gjirit të SHBA-së, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin, i kanë shprehur gjithashtu shqetësimin SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj objekteve të naftës iraniane, të cilat mund të shkaktojnë ndikime negative ekonomike dhe mjedisore për të gjithë rajonin.

Administrata e Biden është thellësisht e shqetësuar se sulmet e vazhdueshme mes Iranit dhe Izraelit, të cilat filluan në fillim të këtij viti pasi Izraeli goditi atë që Irani tha se ishte ndërtesa e konsullatës së tij në Damask, mund të shkaktojnë në një luftë të madhe rajonale që tërheq gjithashtu edhe SHBA-në.

Megjithatë, kabineti i sigurisë së Izraelit nuk ka marrë ende një vendim se si do ta procedojë me sulmin hakmarrës, tha një zyrtar të premten për CNN./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!