Irani ka ndërtuar një bazë të re vetëm 13 kilometra nga Damasku. Një satelit izraelit ka fotografuar instalacionin e ri, me depozita raketore që janë të afta për të goditur shtetin hebre. Në bazë do të ketë edhe militantë të Gardës Revolucionare Iraniane, në veçanti të forcave elitare Al-Kuds, të komanduar nga gjenerali Qassem Suleimani(Kasem Sulejmani), drejtor i zgjerimit të Republikës Islamike në Mesopotami. Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Izraelit nuk është surprizuar me lajmin madje e konsideroi atë si diçka të zakonshme. Në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar një sulm ajror i aviacionit izraelit kishte goditur disa baza iraniane, gjithmonë afër Damaskut. Ndërsa regjimi i Teherani disa javë më parë rrëzoi një avion luftarak izraelit./abcnews.al
Irani ndërton një tjetër bazë raketore në Siri
schedule14:20 - 28 Shkurt, 2018
schedule 14:20 - 28 Shkurt, 2018