Irani ka ndaluar përdorimin e kriptovalutave në banka dhe institucione tjera financiare.
“Përdorimi i bitcoin-it dhe kriptovalutave tjera është ndaluar në Qendrën Monetare Shtetërore dhe institucionet tjera financiare”, është thënë përmes një deklarate nga Banka Qendrore.
Ky vendim ishte bërë i ditur në dhjetor nga një komitet qeveritar, mirëpo tani është vënë në zbatim.
Ndalimi është i nevojshëm, “pasi të gjitha kriptovalutat kanë kapacitet për t’u përdorur në financim të terrorizmit apo për transferim të parave të kriminelëve”, është thënë përmes një deklarate të Bankës.
Disa individë iranianë i konsiderojnë kriptovalutat si mundësi për tejkalim të vështirësive të lidhura me sanksione ndërkombëtare. /REL