Irani kërcënon se një valë sulmesh me dronë do të godasë Izraelin në orët në vijim

schedule10:57 - 17 Qershor, 2025

schedule 10:57 - 17 Qershor, 2025

Irani ka paralajmëruar se një valë sulmesh me dronë do të godasë Izraelin në orët në vijim.

Një komandant i lartë i ushtrisë ka thënë se sulmet do të intensifikohen këtë mëngjes, shkruan Sky News.

Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme për të pestën ditë me radhë, me shpërthime të raportuara në Tel Aviv, në Izraelin qendror, dhe Herzilaya, pak në veri të qytetit.

Në provincën perëndimore iraniane të Lorestanit, një deputet raportoi se të paktën 21 persona ishin vrarë në sulmet izraelite gjatë natës, ndërsa një sulm në qytetin qendror të Kashanit vrau tre persona, sipas mediave lokale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!