Irani ka deklaruar se personat që djegin Kuranin në shenjë proteste kundër qeverisë do të dënohen me vdekje.
“Këta njerëz duhet të kenë zënë mend nga fati i Salman Rushdie. Myslimanët do t’i ndëshkojnë. Unë ju paralajmëroj se ky zjarr do t’i djegë trupat tuaj dhe të keni makthe çdo natë, sepse myslimanët nuk do të lënë vetëm,” tha komandanti i Gardës Revolucionare Hossein Salami.
Kohët e fundit libri i shenjtë i Islamit u dogj nga ekstremistët e krahut të djathtë përpara ambasadës turke dhe një xhamie në Suedi dhe Danimarkë, si dhe gjatë një demonstrate në Holandë.
/abcnews.al