Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian ka thënë se Izraeli dhe SHBA nuk do të jenë në gjendje kurrë që të zhdukin plotësisht Hamasin.
“Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë kurrë në gjendje të eliminojnë Hamasin,” tha Amirabdollahian, duke e përshkruar grupin si një “lëvizje lirie”.
Ai gjithashtu i bëri jehonë komenteve të Hamasit duke deklaruar se Izraeli nuk kishte asnjë shans për të siguruar lirimin e rreth 137 pengjeve ende të mbajtura nga grupi në Gaza përmes mjeteve ushtarake.
“Vetëm diplomacia do të funksiononte, shtoi ai.
Irani është një mbështetës i Hamasit, së bashku me një numër grupesh të tjera militante ekstremiste në rajon, duke përfshirë Hezbollahun me bazë në Liban dhe Houthis jemenas./abcnews.al