Irani fiton në minuten e pestë shtesë ndaj Marokut

schedule21:41 - 15 Qershor, 2018

schedule 21:41 - 15 Qershor, 2018

Irani shkaktoi një të papritur në Botëror duke triumfuar ndaj Marokut në grupin B. Edhe këtë herë, goli u shënua në sekondat e fundit.

Një tjetër fitore në fund, madje në minutat shtesë.

Stadiumi i Shën Peterburgut i ngjau jo pak atij të Jekaterinburgut, kur Aziz Buhaduz shkaktoi autogol në portën e vet në minutën e 95-të, të parafundit shtesë.

Irani fitoi papritmas ndaj Marokut që cilësohej favorit, edhe pse nuk mund të thuhet se vodhi ndonjë gjë.

E vërtetë që afrikanoveriorët e nisën më mirë lojën, siç edhe pritej prej tyre, por me kalimin e minutave u shkërmoqën.

Shumë lojtarë të mirë kishte skuadra marokene, por ata nuk kishin mundur të krijonin një kolektiv të bashkuar.

U krijuan vetëm gjysmëraste, ndërsa nuk u arrit të shmangej kundërsulmi i rrezikshëm iranian.

Kjo bëri që pjesa e parë të kishte dy fytyra, fillimisht me epërsi të lojtarëve me uniformë të kuqe, por pastaj me reagimin e atyre nga Gjiri Persik.

Pas pushimit, publiku prej mbi 62 000 spektatorësh nuk mund të thuhet se u kënaq, ndërsa dy skuadrat bënë gabime të shumta, dhe u duk se po shkonin drejt një barazimi pa gola.

Gjithsesi, nuk duhej folur para kohë, pasi ndeshja përfundon kur vërshëllen arbitri.

Në momentin kur gjyqtari turk Çakir sinjalizoi mbylljen, ishte Irani që doli fitues, duke marrë tripikëshin e parë në Botëror, një sukses shumë të rëndësishëm që e ndihmon të mendojë kualifikimin. /abcnews.al