Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Irani është dëmtuar 100-fish më shumë se SHBA”, Krisafi: Të dyja palët po përpiqen të mbyllin luftën

schedule21:33 - 26 Mars, 2026

schedule 21:33 - 26 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Irani po kërkon një rrugë për të mbyllur konfliktin dhe për të mbijetuar, ndërsa Donald Trump synon ta përfundojë me fitore, duke e vendosur SHBA-në në pozicion dominues në negociata.

Sipas tij, Irani është i dëmtuar dhe pa mundësi për të vendosur kushte, ndërsa çështja kryesore që pritet të negociohet mbetet ajo e raketave balistike.

“Irani po bën më pak seç duhet të bënte në një situatë të tillë. Të dyja palët në këto momente po përpiqen të gjejnë një të mesme për të mbyllur luftën. Irani po përpiqet ta mbyllë luftën sepse do të qëndrojë gjallë, ndërkohë që Donald Trump kërkon ta mbyllë me fitore. Nuk është e lehtë të zëvendësosh liderët iranianë që kanë përvojë dhe njohuri.



Ky është problemi kryesor që ka Irani dhe mënyra për të qëndruar gjallë është të krijojë marrëveshje me SHBA. Irani është mundur deri tani, është dëmtuar dhe nuk ka mundësi të vendosë kushte. Irani nuk ka bërë një luftë të barabartë; dëmi që është bërë aty është 100 herë më i madh se në SHBA, ndaj kushtet i vendos SHBA. Çështja kryesore që mund të negociohet është ajo e raketave balistike, pasi ato bërthamore kanë mbaruar.”  / ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!