Irani ka paraqitur një denoncim kundër Shteteve të Bashkuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Teherani kërkon rimbursimin e dëmeve të shkaktuara nga “rivendosja e paligjshme e sanksioneve” dhe për “vazhdimin e shkeljeve të ligjeve amerikane në nivel ndërkombëtar.
Kjo është bërë e ditur nga ministria e jashtëme e Iranit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamor shkon kundër angazhimeve ndërkombëtare të Uashingtonit./abcnews.al