Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani: Demonstruam forcën tonë. Presidenti iranian: I dhamë një përgjigje të fortë Izraelit

schedule21:33 - 1 Tetor, 2024

schedule 21:33 - 1 Tetor, 2024

Presidenti iranian ka paralajmëruar se breshëria e raketave drejt Izraelit, tregoi vetëm një pjesë të aftësive të Iranit.

Në një deklaratë, Masoud Pezeshkian tha se sulmi raketor ishte një “përgjigje vendimtare… ndaj agresioneve të regjimit sionist”, shkruan Sky News.

“Ky veprim u ndërmor në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë. Netanyahu duhet të kuptojë se Irani nuk kërkon luftë, por ai do të qëndrojë i vendosur kundër çdo kërcënimi. Kjo është vetëm një paraqitje e shkurtër e aftësive tona. Mos u përfshini në konflikt me Iranin”, theksoi ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!