Irani bëhet skuadra e 14-të që kualifikohet në “Katar 2022”

schedule20:16 - 27 Janar, 2022

schedule 20:16 - 27 Janar, 2022

Irani është bërë tashmë skuadra e parë e cila kualifikohet në “Katar 2022”, kombëtare kjo nga kontinenti aziatik.

Kombëtarja e Iranit ka prerë kështu biletën për në botërorin e ardhshëm, ku pas fitores 1-0 kundër Irakut, grumbulluan 19 pikë në grupin A.

Skuadra e drejtuar nga trajneri kroat Skocic, fitoi fal golit të shënuar nga sulmuesi i Portos Mehdi Taremi. Irani u kualifikua për herë të 6-të në histori në një Kupë Bote dhe për herë të 3-të radhazi. Me Iranin dhe Katarin si vend organizator shkon në 14 numri i përfaqësueseve të kualifikuara në Kupën e Botës.

14 ekipe të kualifikuara:

Kanë mbetur vetëm edhe 18 skuadra që do ta sigurojnë Botërorin që do të nisë më 21 nëntor. Tashmë 14 janë klasifikuar.

Nga Evropa kanë kaluar tutje, Spanja, Serbia, Danimarka, Holanda, Zvicra, Kroacia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Gjermania.

Në Amerikën e Jugut tutje kanë kaluar Argjentina dhe Brazili dhe në Azi është Katari si mikpritës dhe Irani.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!