Irani: Asnjë kërcënim nuk do të mbetet pa përgjigje

schedule14:27 - 31 Janar, 2024

schedule 14:27 - 31 Janar, 2024

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar edhe një herë se vendi do t’i përgjigjet kërcënimeve nga SHBA. Ndërkohë, kreu i Gardës Revolucionare të Teheranit, Hossein Salami, rriti paralajmërimet kundër SHBA-së.

“Kemi dëgjuar kërcënime që vijnë nga zyrtarët amerikanë. Le tu themi atyre se tashmë na kanë testuar dhe tani e njohim njëri-tjetrin, asnjë kërcënim nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha ai.

Media shtetërore citoi gjithashtu ministrin e jashtëm të Iranit, Hossein Amirabdollahian, se SHBA “duhet të ndalojë kërcënimet e saj” dhe “të fokusohet në një zgjidhje politike”.

Uashingtoni “duhet ta pranojë rezistencën si fakt”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!