Iran, vazhdojnë protestat antiqeveritare, konfirmohen 10 viktima

schedule13:31 - 1 Janar, 2018

schedule 13:31 - 1 Janar, 2018

Televizioni shtetëror Iranian, raporton së paku 10 viktima nga ana e demostruesve në përplasjet me policnë në portestat anti-qevertiare.  Ministria e Brendshme konfimoi arrestimin e treqind demostuesve në Teheran, Izeh dhe Arak ku 12 policë u plagosën në sulmet ndaj zyrës së guvernatorit të të njëjtit qytet.

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Iran, kundër cmimeve të larta dhe korrupsionit qeveritarë. Televizioni shtetëror raporton së paku 10 vikima nga përplasjet ndërmjet demostruesve dhe policisë. Ndërkaq, treqind janë demostruesit e arrestuar nga policia në Teheran, Izeh dhe Arak. Ministria e Bredshme,  konfimoi 12 policë të plagosur gjatë përleshjeve të dhunshme në Zyrën Qëndrore të Guvernatorit.

Ndërkohë rrjetet sociale dhe mediat janë izoluar totalisht nga forcat qeveritare. Duke reaguar për herë të parë publikisht për protestat, Presidenti Hasan Rohani bëri thirrje për qetësi, duke thënë se iranianët kishin të drejtën të protestonin dhe kritikonin autoritetet. Por shtoji se protestat duhet të zhvillohen vetëm në bazë të ligjt.

Agjenci iraniane ILNA, raportoi se dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos gjatë protestave në qytetin e Izeh, në jugperëndim të vendit. Disa njerëz u arrestuan pasi u gjetën materiale shpërthyese në shtëpitë e tyre. Një zyrtarë iranin, shpjegoi se nuk e dinte nëse demonstruesit apo policia qëlloi mbremje e kaluar por ishte i sigurtë që viktimat janë qëlluar me arëm zjarri./abcnews.al