Irakianët të bllokuar në kufi mes Polonisë dhe Bjellorusisë, Bagdadi organizon fluturime riatdhesimi

schedule14:59 - 15 Nëntor, 2021

schedule 14:59 - 15 Nëntor, 2021

Qeveria irakiane ka njoftuar se të enjten do të organizojë fluturimin e parë të riatdhesimit, mbi baza “vullnetare”, për qytetarët e saj të bllokuar në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

“Iraku do të kryejë fluturimin e parë për ata që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht më 18 nëntor”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ahmed al-Sahaf.

Mijëra emigrantë janë bllokuar në kushte gjithnjë e më të vështira në kufirin Bjellorusi-Poloni. Të shtunën, një grup prej rreth 50 emigrantësh arritën të shkatërrojnë një gardh dhe të enden për disa orë në territorin polak, derisa ata u arrestuan nga rojet kufitare. Emigrantët më pas u transportuan përsëri përtej kufirit në Bjellorusi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!