Irak, zbulohet një varr masiv me 400 viktima në një qytet të kontrolluar nga ISIS

schedule12:10 - 12 Nëntor, 2017

schedule 12:10 - 12 Nëntor, 2017

Një varr masiv është zbuluar në një qytet të Irakut. Në të janë zbuluar 400 viktima. Masakra është kryer nga ISIS.
Një varr masiv me të paktën 400 trupa është zbuluar në Hauija, qytet iraken që ishte nën kontrollin e luftëtarëve të ISIS deri muajin e kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga BBC. Guvernatori i provincës Kirkuk, Rakan Said, tha se trupat janë gjetur afër një baze ajrore në dalje të qytetit.
Disa nga viktimat ishin me veshje civile, ndërsa të tjerët mbanin veshur rroba që përdorte ISIS për personat e dënuar me vdekje.
Said thotë se baza ajrore ishte “transformuar në një terren ekzekutimit. Gjenerali Mortada al-Luaibi shpjegon se ushtria irakene zbuloi varrin masiv falë dëshmive të banorëve lokalë.
Ndërkohë, mediat theksojnë se kjo nuk është hera e parë që zbulohet një varr masiv në këtë zonë. Për këtë mendohet se ushtria irakene do të zbulojë përsëri mizoritë të tjera të kryera nga ISIS./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!