Drita siguroi fitoren e dytë radhazi në kampionat. Kampionët dardanë fituan 1-2 një sfidë shumë të vështirë jashtë fushe përballë Feronikelit dhe numërojnë pikë të plota.
Vendasit ishin të parët që gjetën golin. Mendurim Hoti përfitoi nga një gafë e portierit Maloku dhe kaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 20-të.
Raste të shumta nga të dyja skuadrat, por fraksioni i parë nuk prodhoi më gola. E dyta nisi më mirë për Dritën. “Intelektualët” barazuan takimin shumë shpejt falë golit të Astrit Fazliut.
Kampionët morën zemër dhe ia dolën të gjenin golin e fitores në mesin e pjesës së dytë. Kastriot Rexha (goli i tretë në dy javët e para për goleadorin 32-vjeçar) mposhti portierin e Feronikelit, duke i dhuruar tre pikë të rëndësishme Dritës. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës
Feronikeli-Drita 1-2
(Hoti 20′ / Fazliu 53′, Rexha 68′)