Iphone XR, celulari më i shitur gjatë vitit 2019

08:55 | 02/03/202008:550

Apple dhe Samsung kanë dominuar edhe një herë shitjet globale të telefonave celularë.

Këtë herë, megjithatë, Apple prodhoi një numër të telefonave më të shitur për këtë vit, sipas Digital Trends – ai merr vendin e parë vetëm në disa rajone.Në nivel global, iPhone XR ishte telefoni më i shitur në vitin 2019, duke rrëmbyer 3% të shitjeve të smartphone.

Në vendin e dytë ishte iPhone 11, i cili rrëmbeu 2.1% të shitjeve.

Kjo në vetvete është mjaft mbresëlënëse, veçanërisht pasi telefoni u lëshua vetëm në shtator, dhe kështu kishte vetëm rreth katër muaj shitje në vitin 2019.

Apple arriti të rrëmbej edhe disa pozita të tjera në listën e 10 më të mirëve.

iPhone 8, në vendin e gjashtë, morri 1.2% të shitjeve, ndërsa iPhone 11 Pro Max, iPhone 7 dhe iPhone XS Max hynë përkatësisht në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë.

Sigurisht, Apple nuk ishte prodhuesi i vetëm i smartphone në listë.

Samsung tregoi po ashtu sukses, me Samsung Galaxy A50 që erdhi në vendin e tretë me 1.8%, dhe Galaxy A10 vjen në vendin e katërt me 1.7%.

Një rënie e dukshme nga lista e top 10 erdhi për Huawei, i cili është prodhuesi i dytë më i madh i telefonave në botë.

Kjo ka  të bëjë me faktin se kompania ka përqendruar përpjekjet e saj në Kinë pas ndalimit të tregtisë amerikane, e cila rezultoi që kompania të hiqte dorë nga aplikacionet dhe shërbimet Google./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono