Inzaghi e Handanovic mbeten zikaltër, Asllani-Schouten garë dyshe për zëvendësuesin e Brozovic

schedule19:15 - 6 Qershor, 2022

schedule 19:15 - 6 Qershor, 2022

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga hapja zyrtare e merkatos së verës, te Interi nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë bërë gjithçka gati.

Për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri puna ka filluar që me rinovimet e lojtarëve të cilët konsiderohen të rëndësishëm si dhe me timonierin e ekipit.

E kur jemi tek rinovimet, Simone Inzaghi dhe Samir Handanovic do të mbeten zikaltër edhe për disa sezone, zyrtarizimet e të cilëve do të bëhen në ditët në vijim.

Trajneri, i cili humbi duelin me Milanin për Scudetton, por që mori dy trofe në vitin e tij të parë në pankinën e Nerazzurrëve, do të zgjasë kontratën deri në vitin 2024 me pagën e tij që do të rritet ndjeshëm. Nga ana tjetër, portieri do të nënshkruajë deri në vitin 2023 dhe sezonin e ardhshëm do të luajë titullarin me të sapoardhurin Onana .

Ndërkohë, përveç punës për rinovimet dhe bisedimeve për të sjellë Paulo Dybala, drejtuesit e Interit vazhdojnë gjuetinë për të gjetur zëvendësuesin e Marselo Brozovic .

Një nga shpatet më të nxehta mbetet ajo që të çon te Kristjan Asllani nga Empoli, por orët e fundit ka bërë vend edhe emri i Jerdy Schouten .

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, agjenti i lojtarit do të jetë në Itali javën e ardhshme dhe Nerazzurrët duket se janë gati të provojnë. Holandezi ka pas vetes tre sezone të nivelit të mirë në Serie A dhe krahasuar me shqiptarin mund të garantojë më shumë eksperiencë. Mbetet të shikohet se cila do të jetë zgjidhja përfundimtare e zikaltërve. /f.a/abcnews.al