“Investohet në fushata”, Hoxha: Amnistia fiskale, për të pastruar paratë e korrupsionit

schedule13:33 - 28 Qershor, 2022

schedule 13:33 - 28 Qershor, 2022

Gazetari Artan Hoxha thotë se ligji i ri për amnistinë fiskale do të pastrojë paratë e korrupsionit. Në studion e ABC Live, gazetari shpjegon se paraja e pistë në Shqipëri vjen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Sipas Hoxhës, më shumë përfitohet nga korrupsioni, por më shumë zhurmë bëhet për krimin.

“Sipas raporteve rreth 40% e parasë që qarkullon në Shqipëri është ilegale. Sot dy janë drejtime kryesore nga vjen para e paligjshme: është krimi dhe korrupsioni. Më rezulton që më shumë para të pisët përfitohet nga korrupsioni, por më shumë zhurmë bëhet nga krimi.

Trafikantët e sjellin paranë nga çdo vend i votës. Ndërsa korrupsioni vjedh paranë e ligjshme dhe i nxjerr jashtë në kompanisë ofshore. Midis këtyre dy të këqijave, kush është më pak e dëmshme?”, thotë gazetari, ndërsa shton se kjo amnisti po bëhet që të përfitojnë politikanët.

“Unë po mendoj që kjo po bëhet për të pastruar paratë e korrupsionit. Përfitojnë më shumë zyrtarët dhe politikanët e korruptuar nga amnistia fiskale”, tha ai.

Hoxha thotë më tej se historia e qarkullimit të kësaj paraje duhet të marrë fund, ndërsa thekson se investohet në fushata elektorale, duke vendosur kështu për fatin e qytetarëve.

“Amnistia fiskale është tentuar të bëhet disa herë në Shqipëri. Sot jemi përpara faktit të kryer. Keni dëgjuar ju ndonjëherë drejtor doganash i larguar i varfër? Ky është problem. Kjo para po kërkohet të amnistohet.

Ne ndodhemi në situatën që qarkullon shumë para e pistë. Shikon Tiranën, popullsia zvogëlohet, rrogat nuk rriten, ndërsa ndërtimet dhe çmimet rriten. Kush i rrit çmimet e apartamenteve? Blejnë me para të pista? Jo. Kjo para e pistë vendos për fatet tona, sponsorizojnë fushatat.

Si vjen paraja e pisët në Shqipëri? Toyota Yaris ishte një formë. Nga Anglia vjen me Range Rover.

Kjo histori duhet të marrë fund një ditë. Sot ne atë para e kemi në qarkullim dhe nuk e bllokojmë dot. Është paraja numër një që investohet në fushata elektorale. N duhet të vendosim. Pse e bën Rama luan pak rol. Për mua luan rol si do ta bëjë”, u shpreh gazetari. g.v/abcnews.al