Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Investimi nuk do të ndalojë sa jam unë këtu”/ Zvërneci, Rama: Hetimi i SPAK për pronësinë, pozitiv

schedule12:56 - 2 Qershor, 2026

schedule 12:56 - 2 Qershor, 2026

TIRANË – Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimet e SPAK-ut lidhur me çështjen e Zvërnecit, duke e ndarë situatën në dy pjesë.

Nga njëra anë, Rama e cilësoi si shumë pozitive që prokuroria e posaçme po heton origjinën e pronësisë, ndërsa nga ana tjetër dënoi ashpër reagimet e atyre që i quajti “zëdhënës të vetëofruar”, të cilët sipas tij po dëmtojnë Shqipërinë me gjysmë të vërteta.

Kreu i qeverisë sqaroi se burimet financiare të investitorëve të huaj janë verifikuar nga Agjencia e Pastrimit të Parave dhe kanë rezultuar plotësisht legale, duke e konsideruar bllokimin e transaksioneve si arbitrar dhe negativ. Kryeministri me vendosmëri se ky projekt nuk ka asnjë shans të ndalojë.



“Kjo e SPAK ka dy pjesë ka pjesën pozitive, ka pjesën e shëmtuar që u takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK. Pjesa e pozitive është hetimi në origjinën. I shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë, kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur ndaj subjektit është shumë pozitive që SPAK të hetojë pronësinë e kësaj prone.

Pjesa më e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar që japin gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha. Janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare të të cikleve për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës, janë investiguar si të gjitha rastet e tjera nga agjencia jonë e pastrimit të parave dhe kanë rezultuar totalisht legale. Kjo çështje siç është me dy pamje le të ndahet me dy pjesë. Investitorët janë në të drejtën e tyre dhe bllokimi i transaksioneve të tyre është arbitrar dhe tejet negativ. Madje unë e konsideroj pozitive edhe për një aspekt tjetër, investimi vazhdon me pronarët e rinj dhe të ligjshëm.

Ata që kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe janë të gjithë të lumtur. Do i bëja thirrje edhe një herë zëdhënësve të vetëofruar që të mendohen edhe një herë para se të shkruajnë gjysmë të vërteta, pasi nuk dëmtojnë investitorët, por Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme që ne të jemi mikpritës, të jemi të drejtë dhe të mos marrim damkën e një vendi që pret investitorët me këmbët e para. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë për aq kohë sa jam unë këtu”, u shpreh kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!