Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Investimi nga “Gjoka” pa cilësi, rruga Elbasan-Cërrik drejt degradimit, banorët: Është abuzuar

schedule14:16 - 22 Maj, 2021

schedule 14:16 - 22 Maj, 2021

Në aksin Elbasan-Cërrik, dy vite më parë u investuan miliona euro dhe firma fituese ishte kompania “Gjoka”.

Investimi për 23 km rrugë kushtoi rreth 8 milion euro. Punimet nga kompania Gjoka nisën në vitin 2015 dhe përfunduan në 2017. Por aktualisht rruga ka nisur të çahet.

Mungesa e cilësisë së punimeve duket qartë në asfaltin e rrugës. Në këto kushte qytetarët që e frekuentojnë këtë aks shprehen të shqetësuar, pasi mungesa e standardeve në punime shton rreziqet për aksidente.



“Është bërë kodra-kodra dhe po shkatërrohet”, thotë një qytetar.

“Kjo rrugë kështu është e rrezikshme, jemi ankuar tek autoritetet, por s’ka asnjë përgjigje”, thotë një tjetër qytetar.

Jo vetëm segmenti Elbasan-Cërrik është me probleme, por edhe pjesa tjetër rrugës në njësinë administrative të Gjegjanit është e dëmtuar.

Në pamje duket qartë se asfalti në këtë zonë ka nisur të çahet, ç’ka detyron drejtuesit e mjeteve të kryejnë manovra të rrezikshme. Problemet në rrugë bëjnë që drejtuesit të ndryshojnë korsi, për të shmangur atë pjesë që dëmton rëndë automjetet.

Rruga prej 18 kilometrash i shërben dhjetëra fshatrave dhe lidh Elbasanin me tre nga shtatë Bashkitë e këtij qarku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!