Investimi i Bashkisë, transformohet tërësisht hyrja nga Kombinati në Tiranë

schedule12:48 - 18 Gusht, 2019

schedule 12:48 - 18 Gusht, 2019

Transformohet tërësisht hyrja nga Kombinati në Tiranë. Me përfundimin e rrugës kryesore kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se investimet do të vijojnë në të dy anët e rrugës.

Drejtuesit e automjeteve që hyjnë në Tiranë nga Kombinati do të udhëtojnë në rrugë me standarde. Bashkia ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit nga mbikalimi i “Shkollës Teknologjike” deri në Kombinat.

“Ky nuk është vetëm një investim për banorët e Kombinatit, pavarësisht se ata janë përfituesit kryesorë. Janë 2.5 km që lidhin Unazën e Madhe të Tiranës me qendrën e Kombinatit, aty ku kemi mbaruar edhe investimin tjetër te varrezat e Sharrës, por edhe i rrugës nga Sharra në Vaqarr.”

Investimet nuk do të ndalen këtu.  Përmirësimi i infrastrukturës do të shtrihet në brendësi të lagjeve.

“Do të vazhdojmë investimet në dyja anët e rrugës. Nga njëra anë është “Misto Mame”, ku kemi ndërhyrë në disa lagje, por do vazhdojmë si efekt domino edhe në lagjet e tjera. Kurse, në anën tjetër, është “Musine Kokalari”, e me radhë të gjitha lagjet deri në Sharrë”, theksoi ai.

Shumë shpejt sipas kryebashkiakut Veliaj do të marrë zgjidhje edhe problemi i kanalizimeve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!