Investimet për ushtrinë/ Plani i ministrisë së Mbrojtjes: Modernizim i bazës së Farkës

schedule16:09 - 11 Prill, 2024

schedule 16:09 - 11 Prill, 2024

Brenda një dekade qeveria shqiptare synon të modernizojë Forcat e Armatosura, duke investuar në rritjen e kapaciteteve të sigurisë kombëtare.

Në planin e hartuar nga Ministria e Mbrojtjes, qëllimi është që brenda 10 viteve, Shqipëria të ketë një ushtri të ngjashme me atë të NATO-s. Në dokument theksohet se nevoja për këto investime vjen si pasojë e luftës në Ukrainë dhe ndryshimit të realiteti gjeopolitik dhe gjeostrategjik në vitetet e fundit, ku Shqipëria nuk përjashtohet nga rreziku.

“Agresioni rus ndaj Ukrainës ka thyer normat dhe parimet e sovranitetit kombëtar të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka rikthyer luftën në Evropë. Nuk përjashtohet mundësia e një sulmi konvencional kundër vendeve aleate në NATO-s apo që kjo luftë të ketë efekt domino edhe në Ballkanin Perëndimor. Prandaj ne duhet të fuqizojmë instrumentin e mbrojtjes nëpërmjet krijimit të kapaciteteve ushtarake të nevojshme për mbrojtjen e vendit.”

Përveç bazës Ajrore të Kuçovës, e cila u inaugurua pak javë më parë dhe do të shërbejë si baza taktike e NATO-s në Shqipëri, plani përfshin edhe investime [er modernizimin e bazës ajrore të Farkës, që pritet të kompletohet me helikopterë Blackhawk, dy prej të cilëve mbërritën pak muaj më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!