Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ketë një skemë të re mbështetje financiare për bujqësinë dhe sipërmarrjen në fshat. Gjatë fjalës së tij Rama ritheksoi edhe rëndësinë e paketës së maleve, duke nënvizuar se gjithashtu do të ndihmojë edhe agroturizmin.
Ai theksoi se do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural
“Investimet në sera janë prioritare. Është prioritare për ne investimi në agropërpunim. Kemi shumë nevojë për të përpuanuar produktet në vend. Kemi shumë nevojë edhe për dijen në raport me konkurueshmërinë në tregje dhe këtu do të stimulojmë sa të kemi mundësi platformat inovative, duke përdorur sa më shumë tenkonologjitë. Agroturizmi është një tjetër prioritet. Dhe sapo të miratohet paketa e maleve do ta përcjellim, ajo krijon një lehtësi të re në raport me kolateralet duke i mundësuar të gjitha tyre që duan të investojnë në zona kodrinore e malore dhe që kanë probleme me titujt e pronësisë të kenë garanci të plotë, përmes një procesi të njohjes së të drejtës. Kjo na ka munguar në të shkuarën dhe tani është aty e shkruar gati për t’u miratuar dhe lehtëson marrëdhënien e individit me të një subjekti banke për të investuar në një truall që nuk ka titullin përfundimtar të pronësisë. Është një marrëdhënie ku futet shteti, duke garantuar vërtetësinë e titullit të trashëgimisë nëse mund ta them kështu. Në të gjitha rastet kur mund të ketë ankesa apo pretendime për atë truall, barra për të trajtuar këtë pretendim i mbetet shtetit. Unë kam besim që paketa e maleve do sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin sepse e shohim që ka interesim nga ana e shqiptarëve që janë jashtë për të investuar në zonat e prejardhjes së tyre. Paketa ka shumë atraktivitet nga pikëpamja fiskale, sepse jep garancisë për lehtësim nga barra fiskale për një periudhë 10-vjeçare, besoj që do të krijojmë një farë konkurueshmërie, ata që do aplikojnë të parët dhe shërbejnë të parët. Këtu bëhet fjalë për investime më modeste por shumë të rëndësishme, sidomos për turizmin malor”, tha ai.
/abcnews.al/