Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Berat për të parë nga afër investimet që po kryhen në këtë qytet.
Kreu i qeverisë inspektoi punimet që po zhvillohen për parkun e ri “Dua të luaj”.
Projekti është pjesë e programit të ri kombëtar për fëmijë e të rritur, si dhe në shkollën simbol të qytetit “Babë Dudë Karbunara që pritet të përfundojnë në muajin shtator.
“Vijon puna për parkun “Dua të Luaj” pjesë e programit të ri kombëtar për fëmijë e të rritur, si dhe në shkollën simbol të qytetit “Babë Dudë Karbunara” që pritet të përfundojnë në muajin shtator, e të jenë gati për vitin e ri mësimor”, shkruan Rama në Facebook.