Kryeministri ka zgjedhur të promovojë një shembull suksesi të një investimi të huaj në Fier që prodhon pjesë makinash, për t’ju përgjigjur raportit tepër kritik të Amerikës mbi kushtet e të bërit biznes në Shqipëri.
Një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për kushte të këqija për investitorët e huaj në Shqipëri, Edi Rama zgjodhi një kompani koreanojugore në Fier që parashikohet të investojë 13 milionë euro dhe të punësojë mbi 1000 persona.
Kjo kompani do të prodhojë pjesë për makina, e sipas kryeministrit, e ka sjellë cilësinë e investimeve të huaja në një nivel tjetër.
“Nuk duhet harruar asnjëherë se për më shumë se 20 vjet, shumica dërrmuese e investitorëve të huaj janë shfaqur dhe ata që kanë mbetur janë marrë kryesisht me shfrytëzimin e burimeve tona natyrore, por jo aq me investime prodhuese që krijojnë punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm për vendin, duke e ngritur vendin në një kategori tjetër”.
Ky është një investim i ndryshëm nga ata që deri tani kanë shfrytëzuar kryesisht krahun shumë të lirë të në Shqipëri.
“Sot, ne jemi në një fazë të re, ende në hapat e para, por me siguri në hapa të mjaftueshëm për të konstatuar se modeli ekonomik i bazuar te prodhimi, te eksporti dhe tek një turizëm i mirëmenduar na kanë vendosur bazën e sigurtë, për të shkuar më tutje në mënyrë të qëndrueshme”.
Kompania planifikon që fillimisht të punësojë 600 persona, për të arritur më pas në një staf rreth 1000 punonjës./ABC News Albania 24/7