Rritja ekonomike e Shqipërisë në nivelin 3.51% rezulton se është ndër më pozitivet në BE dhe rajon ku rritja varionin nga 2 deri në 3%.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se rritja ekonomike erdhi kryesisht nga investimet dhe konsumi duke treguar se ekonomia shqiptare vijon të jetë më dinamike se mesatarja e vendeve që na rrethojnë.
Ndërkohë që paralajmëroi që do të merren një sërë masash për të nxitur sektorin e bujqësisë.
Ministrja Ibrahimaj tha se indeksimi i pensioneve me 2.5% pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e mallrave të konsumit për pensionistët dhe pritet të hyjë në fuqi që prej 1 tetorit
Për të ulur informalitetin në ekonomi qeveria po harton një plan për të luftuar përdorimin e parasë ‘cash’ në ekonomi, si masë e rëndësishme e luftës kundër informalitetit dhe përmirësimit të klimës së investimeve.
Vetëm në periudhën janar-gusht janë hapur mbi 21 mijë biznese të reja, ndërsa qarkullimi i bizneseve është rritur me 4%. /abcnews.al

