Pasi kompletuan largimet e nevojshme nga klubi, tashmë “blutë” e Chelsea kanë filluar të bëjnë afrimet e nevojshme në prag të nisjes së sezonit 2023-2024, teksa ditën e sotme ka arritur të sigurojë një tjetër lojtar.
Bëhet fjalë për “yllin” francez të mesfushës së Rennes, Lesley Ugochukwu, me 19-vjeçarin që konsiderohet si një ndër talentet më premtues të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, si dhe të futbollit evropian.
Për shërbimet e djaloshit francez, “blutë” derdhën në arkat e Rennes plot 28 milionë euro dhe tashmë e vetmja gjë çka mbetet është përfundimi i testeve mjekësore e më pas prezantimi si lojtari më i ri i Chelsea. /i.m /abcnews.al