Me nisjen e merkatos së verës, ekipet e mëdha evropiane kanë nisur të bëjnë transferimet e parë, për të forcuar sa më shumë organikën e tyre, në mënyrë që të jenë sa më kompetitivë sezonin e ardhshëm.
Kështu, “gjigandët” holandezë të Ajax kanë njoftuar ditën e sotme, transferimin e parë të merkatos së verës, i cili është talenti boshnjak i mesfushës, Benjamin Tahirovic, i cili kaloi te “tulipanët”, nga “verdhekuqtë” italianë të Roma-s.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i botës së futbollit, Fabrizio Romano, shuma e transferimit të mesfushorit 20-vjeçar ka arritur në 8.5 milionë euro, shifër kjo normale për një lojtar me talent të madh si Tahirovic.
Boshnjaku do të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë me Ajax javën e ardhshme pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore, ndërkaq kujtojmë se ka zhvilluar 13 ndeshje me skuadrën italiane, ku për fat të keq nuk arriti të regjistrojë asnjë gol e asist. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
Welcome to AFC Ajax, Benjamin Tahirović! ?
— AFC Ajax (@AFCAjax) June 18, 2023