Investigimi nga Associated Press: Viktimat në teatrin e Mariupolit janë dyfish nga sa dinim deri tani

schedule17:29 - 4 Maj, 2022

schedule 17:29 - 4 Maj, 2022

Shifrat e viktimave që humbën jetën nën rrënojat e teatrit të Mariupolit pas sulmit ajror rus më 16 mars janë të frikshme, sipas një investigimi nga Associated Press.

Agjencia Ndërkombëtare vlerëson se rreth 600 njerëz u vranë ditën tragjike të bombardimeve ruse në Mariupol.

Numri është pothuajse dyfish nga numri i publikuar nga autoritete ukrainase dy javë më parë.

“Një hetim nga Associated Press gjeti prova se sulmi ishte në të vërtetë shumë më vdekjeprurës nga sa vlerësohej deri më tani, duke vrarë rreth 600 njerëz brenda dhe jashtë ndërtesës. Ky është pothuajse dyfishi i numrit të raportuar më parë dhe sipas shumë të mbijetuarve, mund të ketë më shumë të vdekur“, njoftoi agjencia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!