Investigimi i “Stop”. Arrestohen 3 prodhues të pijeve të falsifikuara dhe 5 inspektorë të AKU në Shkodër

schedule15:48 - 21 Shtator, 2017

schedule 15:48 - 21 Shtator, 2017

 

Pas investigimit nga emisioni “Stop” në TV Klan për një punishte në Shkodër, që prodhonte dhe shpërndante pije alkoolike në mënyrë të paligjshme, policia e Shkodrës arrestoi 8 persona. Tre prej tyre janë prodhues, kurse pesë të tjerë inspektorë të AKU-së në Shkodër. 

Tre prodhues të pijeve alkoolike dhe pesë inspektore të AKU janë ndaluar  në Shkodër. Kapja e tyre erdhi pas shfaqjes së një videoje në emisionin investigativ “STOP” të televizionit KLAN. Aty tregohen ambientet e një fabrike të prodhimit të pijeve të ndryshme.  Ata jane Syrri Caku, 70 vjeç, Fatjon Bushati, 29 vjeç, Sami Haxhija, 59 vjeç. Ne kerkim eshte Xhevat Kasemi, 53 vjeç, i proceduar dhe i dënuar mëpare për të njëjtën vepër penale. Kete persona ne bashkepunim me njeri tjetrin si punonjës të subjektit “Briland” me administrator Xhavit Kasemin, kanë prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin. Ndërkohë pas inspektimit në këtë magazinë të vetë Drejtorit të Përgjitshëm të AKU, u ndaluan dhe pesë inspektorë të AKU në Shkodër. Ata akuzohen  se kanë mbajtur proçesverbale fiktive në subjektin “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në mënyë të kundraligjshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!