“Intrigat nisën kur humbën ngarkesat me drogë të Çopjave”, Alibej dëshmon në GJKKO: Ja çfarë na tha Sueli

schedule13:32 - 29 Maj, 2025

schedule 13:32 - 29 Maj, 2025

Humbja e ngarkesës me drogë, u bë shkak për nisjen e intrigave” kështu mësohet të ketë deklaruar Erion Alibe, i cili dha sot për herë të parë dëshminë e tij në GJKKO, në kuadër të operacionit plumbi i Artë.

“Vazhdova punën fuqishëm me shitjen e kokainës në Angli, dua të shpjegoj se është e pavërtë që lufta ka nis për një ngarkesë prej 50 kg drogë, Ilir Loshi është shok fëmijërie i Hajdar Çopjas, me coi një sms dhe më tha dua të takoj se jam shumë keq, më tha që jam te shpia një djali që quhej Foksi, dhe ky shok fëmijërie i Hajdar Çopjas, Ilir Lloshi me çoi foto ishte me sy të nxirë e kishin goditur, shkova tek shtëpia e Foksit, dhe më tha desh më vranë, i shpëtova nga durët anglezëve, i thash të paskan masakru, më tha që erdhi një ngarkesë prej mbi 50 kg e ca kokaine Francit, un me këta Çopjat s’po flisja më në këtë kohë, më tha që kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shku policia tek shpia ku mbahej, e mora 2 jave këtë Ilirin në shtëpi, më shpjegoi se Franc Çopja kishte nje ortak anglez, morëm vesh së në shtëpinë ku mbahej droga kishin lidhur një djalë nga Elbasani dhe kishin marrë cfare kishin gjetur.

Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person me plagos dajën tim. Sueli është marrë gjithmon me aktivitet kriminal, përvec se me drogë dhe në këtë periudhë kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapëm i fiseve, me Ardian Capjan, Florenc Capjan , Bledar Mucen. Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali dajës, kaluan me Range Rover Sueli i ati tij dhe Sokol Sanxhaktari, Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek tregu, i thash suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rënde, doli Sokol Sanxhaktari më tha o Erion ca po flet, ishte koha qe ky merrte njerëz i dhunonte te tregu, shkuam tek shpia Suelit ishte dhe e ëma vet aty, pasi u ulëm Sueli i tha Endritit na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishin për një ngarkesë, dhe na e kanë ba ca rumun që janë të Hajdar Çopes, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe për këtë doja të pyesja. Endriti qeshi ironikisht dhe i tha s’kam lidhje me këtë punë. Ndërhyri Sokol Sanxhaktari dhe i tha Suelit “ha e dak a të thash që ata quksat për Çopjat”.  Shkova e takova të ëmën e Suelit, Hanen, u përlot më perqafoi, se kam pas shku te shpia kur Sueli ishte në burg në Itali.” dëshmoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!