Intervistoi tri herë Osama bin Laden, ndahet nga jeta gazetari i njohur

schedule12:05 - 2 Nëntor, 2020

schedule 12:05 - 2 Nëntor, 2020

Korrospodenti i pavarur i Lindjes së Mesme, Robert Fisk, i njohur si një nga gazetarët më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Ai u shtrua në spitalin St. Vincent të Dublinit pasi u ndje i sëmurë të premten e kaluar. Mirëpo, duket se nuk ia ka dal dot mbanë.

Fisk ka fituar shumë çmime prestigjioze gjatë gjithë karrierës së tij përfshirë çmimin ‘Orëell’ për Gazetari dhe Çmime të shumta Britanike të Shtypit në kategoritë e gazetarëve ndërkombëtarë.

Pasi filloi karrierën e tij në Sunday Express, Fisk ishte transferuar në Times ku nga 1972 në 1975 ai ishte korrespodent nga Belfasti në kulmin e çështjeve që mundonin Irlandën e Veriut në ato kohë.

Në 1976, ai u transferua në Bejrut ku filloi karrierën e tij si korrespodent i Lindjes së Mesme, duke mbuluar luftën civile libaneze, revolucionin iranian, luftën Iran-Irak dhe pushtimin Sovjetik të Afganistanit.

Fisk u bashkua me Independent në 1989 ku mbuloi, ndër të tjera, pushtimin e Sadam Huseinit në Kuvajt dhe konfliktet në Siri.

Ai fliste rrjedhshëm gjuhën arabe dhe ishte një nga të paktët gazetarë perëndimorë që intervistoi udhëheqësin e Al Kaidës Osama bin Laden tri herë në vitet 1990. l.k/abcnews.al