Në një intervistë për gazetarin Idro Seferi, presidenti i Serbisë, Vuçiç u shpreh i prerë për kompromiset e dhimbshme që Beogradi dhe Prishtina do të jenë të detyruara të bëjnë në shkëmbim të marrëveshjes përfundimtare. Vuçiç thekson se si presidenti i tregon gjithnjë të vërtetën serbëve, dhe e njëjta gjë sipas tij duhet të ndodhë edhe në Kosovë.
Idro Seferi – ABC News: Faleminderit edhe një herë për këtë intervistë. Kanë kaluar shumë kohë që kur kemi folur herën e fundit, kurse muajin e fundit kanë ndodhur shumë ndryshime. Në OKB keni folur për bashkëpunimin në rajon, por në asnjë mënyrë nuk arrijmë tek një paqe. Besoni se është e mundur të arrihet kjo paqe me Kosovën?
Aleksandër Vuçiç: Marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës nuk janë të mira për shkak se kemi qëllime dhe interesa të ndryshme. Të mos flas për ato që të gjithë i dimë dhe më mirë të flas me një gjuhë të thjeshtë: ose do të kuptojmë edhe njëra dhe tjetra palë që duhet të arrijmë në kompromis tek zgjidhja ose ajo që njëra palë të pranojë gjithçka nuk do të ndodh. Ose do të pranojmë zgjidhjen e kompromisit ose do të shkatërrojmë edhe vetën dhe të tjerët dhe më shumë njerëz do të braktisin hapësirat ku jetojmë. Sa i përket kompromisit ne jemi të gatshëm, kurse shqiptarët le të mendojnë për këtë.
Idro Seferi – ABC News: Zgjidhjen e kompromisit e keni përmendur shumë shpesh, ka patur edhe variante të tjera, presidenti Thaçi ka patur ide tjetër që të marrë Preshevën, Buanjanocit ose ajo që në mesin e shqiptarëve quhet Lugina e Preshevës, por ka patur shumë kundërshtar të kwsaj përfshirë edhe Kurtin që tashmë ka fituar në zgjedhje…
Aleksandër Vuçiç: Gjithkush ka të drejtë. Unë kurrë nuk kam folur për Preshevën dhe Bujanovcin, apo Medvegjën që nuk e di pse Medvegjën që nuk e kam kuptuar deri në fund… Jam përpjekur të mos flas për gjëra që njerëzve mund t’ua vështirësojnë punën. Dua të kuptohemi këtu që territori që është në kontekst është Kosova dhe se më shumë se gjysma e vendeve të botës nuk e kanë njohur pavarësinë. Ne jemi të gatshëm që me shqiptarët të gjejmë zgjidhjen e kompromisit me shqiptarët. Nëse shqiptarët i qasen kësaj që ne jemi të pavarur dhe duhet të na pranoni ky është fundi i gjithçkaje…
Idro Seferi – ABC News: Është gjallë kjo ide duke patur parasysh që Albin Kurti ka qenë kundër kësaj ideje dhe ka fituar. Ju keni folur për gjendjen e Listës Serbe dhe rezultatet, por shumë mendojnë se kjo ndryshon situatën dhe që për ju do të jetë më e vështirë.
Aleksandër Vuçiç: Për mua edhe ashtu ka qenë vështirë. Siç e shihni nuk kemi arritur tek rezultati. Nëse do të jetë me vështirë apo jo nuk e di, por për mua është vështirë që nuk kemi një zgjidhje të kompromisit dhe unë flas për gjëra serioze dhe jo për gjëra personale siç është ajo që Albin Kurti ka ofenduar të bijën time minorene duke e përfshirë në procese politike sepse njerëzit e ndershëm këtë nuk e bëjnë, por ta lëmë anash. Sa i përket Beogradit dhe Prishtinës, unë them që nëse nuk dëshironi kompromis nuk ka problem njerëz dhe vetëm na njoftoni dhe më thoni që nuk duam dhe ne do të themi në rregull do të vazhdojmë kështu të jetojmë, ne pak më mirë se ju, por me një autoritet më të madh se ju në bashkësinë ndërkombëtare që më vjen keq, por kjo është zgjidhja juaj me sa duket dhe nuk kam asnjë problem me këtë.
Idro Seferi – ABC News: Ka qenë kjo ideja juaj, e zotit Thaçi, e amerikanëve dhe çfarë kjo ide nënkupton pasi edhe këtu shumë, ju kanë akuzuar që nuk keni qenë të qartë me këtë ide?
Aleksandër Vuçiç: Idro, kurdo herë që të jemi të qartë nuk do të kishit asnjë mundësi që të shtyni para asnjë ide. Ju e dini që kam të drejtë, çdo shqiptar dhe serb e di këtë dhe asnjë nuk do ta konfirmojë. Nuk ekziston asnjë njeri të thotë po ka të drejtë për atë që ka thënë dhe duhet të gjejmë një zgjidhje të kompromisit. Të gjithë e dini që kam të drejtë. Dhe, sado që të jemi 10-12 milionë, serbë e shqiptarë, të gjithë e dinë që kam të drejtë. Dhe, të gjithë e dinë se për çfarë po flas, por të gjithë bëhen të marrë dhe nuk duan të thonë po e kuptojmë bëjeni një marrëveshje pasi të gjithë më të lehtë e kanë të jenë kundër. Kjo është mënyrë për të fituar pikë politike dhe shumë mirë që fitoni pikë politike, por ju ka ndihmuar kjo që të fitoni në zgjedhje, nuk ju ka ndihmuar, ju ka ndihmuar që unë të humb në zgjedhje, pra jo. Përse atëherë më sulmoni, edhe ajo që unë këtu jam tradhtari më i madh dhe që disa janë heronj të mëdhenj. A ju ka ndihmuar kjo? Ju ka ndihmuar aq sa unë kam marrë votat absolute edhe në numër edhe në përqindje. Disa njësoj si herën e kaluar apo edhe më pak, kurse kanë qenë heronj të mëdhenj. Njerëz, njerëzit nuk janë të marrë kur fshihen atje dhe duhet ta shkruajnë dikë në votime, njerëzit votojnë për të ardhmen, për veten dhe për fëmijët e tyre. Gjë tjetër është se çfarë do të përdorin mediat apo politika ditore kundër të gjithëve. Me çfarëdo lloj ideje për zgjidhje të dilni do të jeni të çmontuar dhe të shkatërruar edhe në publik serbë edhe shqiptarë, kudo të njëjtin moment. Më së lehti është të flasim që duam paga më të mira, duam të jetojmë më mirë edhe në Beograd edhe në Prishtinë, duam të jemi më së miri në botë, duam të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por nuk duam të zgjidhim problemet me shqiptarët, ndërsa shqiptarët thonë nuk duam t’i tolerojmë Serbisë dhe kjo është e gjitha, shumë mirë. Por, më pas nuk do të mund të hani më shumë, nuk do të mund keni më shumë, nuk do të mund të jetoni më mirë. Këtë gjë nuk dëshiron ta thotë askush përveç meje.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË, DHËNË GAZETARIT TË ABC NEWS, IDRO SEFERI
Idro Seferi – ABC News: Që domethënë realiteti ynë pa zgjidhje është ky?
Aleksandër Vuçiç: Realiteti pa zgjidhje është ky. Nëse ky realitet është i keq, jo, kemi jetuar edhe në kohë më të vështira. Por, është garantues i mjaftueshëm i së ardhmes së fëmijëve tanë, nuk është. Kjo është arsyeja përse jam për zgjidhje të kompromisit. Dhe, të gjithë kuptojnë çdo gjë, por të gjithë bëhen si të marrë nga të gjitha anët dhe këtë e kam thënë qindra herë këtu dhe asnjëherë nuk kam tërhequr asnjë fjalë, pavarësisht sulmeve të forta dhe presioneve e të gjithave. Kur u nderova me urdhrin e Shën Savës, si i vetmi shef shteti i nderuar me këtë urdhër, duke pranuar këtë kam thënë që nuk dua ta gënjej askënd dhe do t’ia them popullit të vërtetën. Ajo që disa kanë qejf të gënjehen dhe që do presim, disa prej liderëve tuaj thonë do presim 100 apo 200 vjet, unë u them mirë. Kanë mësuar edhe disa të tjerë të presin. Ju mendoni se serbët kanë votuar për parti politike sepse ju pëlqen Partia Progresive e Serbisë? Jo, serbët kanë votuar ashtu siç janë sjellë shqiptarët para dyzet vitesh.
Idro Seferi – ABC News: Albin Kurti thotë që nuk e do Listën Serbe në qeverinë e tij si e shihni këtë?
Aleksandër Vuçiç: Unë gjithmonë përmbahem nga komentet nëse e keni vërejtur. Nuk nxitohem në gjëra të tilla. Kjo tregon… nëse guxoj të them dhe të mos ofendoj askënd një përgjegjësi jo të mjaftueshme. Ju duhet të respektoni legjitimitetin e këtyre njerëzve që kanë marrë një numër të madh votash, pra 53 mijë pa llogaritur votat që do të vijnë nga anash. Kjo është 9 mijë vota më shumë se sa që kanë patur ndonjëherë. Ky është një numër i konsiderueshëm kur flasim për territorin e Kosovës dhe Metohisë. Nuk e respektoni dikë që ka marrë 95 për qind në kuadër të popullit të vet, por do të punoni me dikë qëështë serbi juaj privat apo juve ju pëlqen? Unë mendoj atëherë se kjo nuk është mjaftueshëm e përgjegjshme. Nuk mendoj se kjo është mjaftueshëm serioze. Nëse nuk dëshironi të punoni me Listën Serbe atëherë mendoj se nuk dëshironi që as me Serbinë të gjeni një zgjidhje të kompromisit. Nuk mendoj se kjo është porosia më e mirë. Por, nuk kam asgjë kundër asaj që tua them këtë, kjo është zgjidhja juaj. Ju njerëz, na e thoni këtë pasi mua do të ma lehtësoni punën. Është çështje tjetër që ne atëherë nuk do të mund të kryejmë punën për të cilën jemi zgjedhur e që është të sigurojmë një të ardhme ndryshe dhe më të mirë për popujt tanë. Sa i përket politikanëve të këtushëm i falenderoj për këtë.
Idro Seferi – ABC News: Çfarë mendoni për Kurtin në përgjithësi si personazh dhe a prisni që presidenti Thaçi të jetë ende pjesë e bisedimeve?
Aleksandër Vuçiç: Nuk merrem me këtë. Nuk merrem me këtë. Së pari njerëzit e pjekur dhe serioz nuk ofendojnë gocat minorene, kjo nuk bëhet në një botë të sjellshme. Për këtë është dashur të thotë më falni, por nuk ka thënë. Kjo nuk bëhet. Këtë duhet ta mësoni. Të tjerat do ti vlerësoj në bazë të veprimeve. Unë e di që ai mendon se sa më i mprehtë të jem ndaj serbëve do të marrë më shumë vota, pasi njerëzit kanë qejf të thonë bravo, bravo, bravo, por jo, jo edhe shqiptarët pas tre vitesh do të pyesin udhëheqësit e tyre përse nuk kanë bërë kompromis me serbët. Ashtu siç do më pyesin serbët përse nuk ke arritur marrëveshje me shqiptarët, edhe pse sot duket sikur askush nuk e dëshiron këtë në asnjërën anë. Në fund të gjithë do ta kuptojnë që kjo është e shkaktari është i lidhur me atë që është e ardhmja jonë, nga e ardhmja evropiane, nga ekonomia më e mirë. Shikoni thonë që nuk kanë lejuar udhëtimin e futbollistëve të Crvena Zvezdës që të luajnë top diku, e përse të si keni lejuar? Çfarë ka qenë problem, të tregohet se jemi të fortë dhe kontrollojmë pikëkalimin Jarinje dhe Bërnjak? Ne e dimë këtë edhe pa këtë.
Idro Seferi – ABC News: Shumë herë kam dëgjuar në konferenca për shtyp të thoni, sipas mendimit tim, në mënyrë shumë eksplicite që realiteti në Kosovë është ndryshe dhe keni kërkuar nga serbët ta kuptojnë këtë. Si e sqaroni këtë?
Aleksandër Vuçiç: Shumë eksplicit dhe këtë e them dhe sot. Siç e shihni unë nuk i frikësohem fakteve, por atyre të prishurve dhe mashtruesve. Se përse unë jam parë në mesin e shqiptarëve si një nga armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve edhe pse ofroj kompromis, një kompromis të vërtetë. Sigurisht që secilin që është i fuqishëm në Serbi e përjetojnë si kundërshtar dhe besoj se kjo është arsyeja. Në fund të fundit s’është me rëndësi. Unë nuk nga ajo që gjërat nuk duken ashtu siç duan të dëgjojnë as serbët as shqiptarët. Të dyja palët i kanë veshët shumë të ndjeshëm që ta dëgjojnë të vërtetën, por mua nuk më bëhet vonë. Unë e flas të vërtetën dhe le të hidhërohen edhe njëra edhe pala tjetër. Dhe, nuk brengosem pasi në fund të fundit e di që të gjithë ata që më sulmojnë çdo ditë, ti Idro ke qenë këtu dhe mund ta pohosh apo mohosh, që kanë rrethuar presidencën dhe unë kam qenë këtu dhe nuk kam ikur, nuk largohem sepse kam ndërgjegjen e pastër. Luftoj për Serbinë, por ua them njerëzve të vërtetën. Të gënjej dhe të them që njerëzit në Gjakovë apo në Xërxë në mes të Gjakovës e Prizerenit do të kërcejnë nga gëzimi kur ta shohin Crvena Zvezdën apo Partizanin duke gjuajtur topin, jo nuk do të kërcejnë. Përse t’i gënjej njerëzit. Ata thonë nuk do të jetë sot, por e dini do ta bëjmë një herë kur ata të jenë më të dobët dhe në shumë më të fortë, atëherë e kapni kokën. Të njëjtat rrëfime i dëgjoj edhe nga shqiptarët që thonë mundemi ne edhe 200 vjet, serbët do të jenë më të dobët dhe ne do të jemi më të fortë, nuk besoj se procesi është duke shkuar në këtë drejtim.
Idro Seferi – ABC News: Nëse nuk asociacion të komunave serbe, nuk ka përkufizim, nuk ka marrëveshje, çfarë atëherë?
Aleksandër Vuçiç: Atëherë kam vetëm frikë nga e ardhmja dhe shpresoj se do të mund të ruajmë paqen. Kur keni një konflikt të ngrirë gjithmonë ekziston rreziku që në çfarëdo imtësie dikush mund ta shkrijë.
Idro Seferi – ABC News: Kurti ka thënë se ka ide për masa të reciprocitetit. Ju keni thënë që nuk do të bisedoni pa u hequr taksa.
Aleksandër Vuçiç: Nuk e di për çfarë masash reciprocieteti flet, flisni ju për dëmet e luftës, përralla të zbrazëta për përdorim të brendshëm dhe për popullin, nuk mund ti dëgjoj dhe nuk mund ti komentoj. Nuk kam problem të komentoj çdo lloj pyetje, por nuk është Albin Kurti Hegeli që ta komentojmë kaq shumë.
Idro Seferi – ABC News: Po…do të bisedonit. Në Kosovë temë kryesore është me Serbinë mund të negociohet vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Aleksandër Vuçiç: Imagjinojeni. Kenedi ka thënë që eja të flasin, ajo që është e imja është e imja, por eja të flasim për atë që është e jotja. Këtu bisedime nuk ka. Kenedi e ka thënë këtë fjalë për fjalë. Ju vërtetë mendoni se kjo është reale, përse e gënjeni popullin tuaj. Përse nuk ia thoni të vërtetën popullit tuaj. Unë popullin tim nuk e gënjej, mund të jeni kundër meje, por e dini që nuk gënjej. E dini që përkundër goditjeve që kemi marrë nuk kam gënjyer. Dy ditë diskutime në kuvend dhe radikalët janë rritur për dy përqind në llogari tonën pasi kemi folur për Kosovën dhe 1 për qind me socialistët. Vetëm se popullit ia kam thënë të vërtetën. Nëse thoni se për këtë do të flisni me Serbinë, nuk do të negocioni. Për bisedime janë të nevojshme dy palë dhe është e nevojshme të ekzistoj hapësira në të cilën mund të negocioni. Kurse ne nuk japim asgjë nga ajo që mendojmë se është e jona, por do bisedojmë për atë që mendojmë se është e huaja. Kështu nuk shkon.
Idro Seferi – ABC News: SHBA kanë deleguar dy të dërguar në Ballkan. Një nga ta është për Kosovën dhe dialogun. Prisni një format të ri bisedimesh apo si do të dukej arritja tek kjo marrëveshje përfundimtare?
Aleksandër Vuçiç: Ju më pyesni diçka që unë shmang të përgjigjem, i nderuar Idro, këto janë forma. Mund të them që ne jemi të kënaqur me Bashkimin Evropian, ata njerëz janë munduar, por nuk varet nga ta, por nga ne. Nuk do të na ndihmojnë ne amerikanët nëse ne nuk e kuptojmë se duhet të bëjmë variante të kompromisit. Ne e kemi fajin. Është shumë mirë që administrate e Trump është shumë e interesuar dhe do të provojnë të gjejnë zgjidhje dhe të ofrojnë diçka. Por, nuk ka asgjë nga kjo nëse ne flasim në këtë mënyrë. Nuk dua të marrin Listën Serbe në Qeveri, nuk do të heqim taksa por…duhet ta kuptoni, pse nuk u thoni njerëzve që në vitin 2006 është firmosur marrëveshja e CEFTA-s, ne flasim për qarkullim të lirë të mallrave, kapitalit njerëzve apo jo. Pra në vitin 2006, në vitin 2008 ju shpallni pavarësinë që, sipas mendimit tonë, ishte e kundërligjshme. Në vitin 2008 dhe 2009, ne nuk e anulojmë marrëveshjen e CEFTA-s pasi ai është firmosur. Ju në vitin 2018 e anuloni atë. Pra 12 vjet më vonë dhe 12 vjet më vonë na ktheni në shekullin 13, ku kemi barriera të veçanta dhe në ndalimin e tregtisë. Tani thuhet që do të qëndroj. Në rregull. Siç e shihni nuk jetojmë edhe aq keq edhe pa të.
Por, kjo është e keqe pasi çfarë prisni nga ne nesër? Për çfarë doni të flisni me serbët, për diçka që u pëlqen juve? Këto janë bisedime të dhimbshme për mua, tmerrësisht të dhimbshme, por duhet të jenë edhe për ju. Populli as në Prishtinë, as në Pejë as në Prizren nuk…
Idro Seferi – ABC News: Shumë do të thoshin se ne kemi dhënë mjaftueshëm.
Aleksandër Vuçiç: Kanë dhënë mjaftueshëm. Njihni ndonjë vend apo njeri që nuk e mendon këtë. E keni dëgjuar edhe këtu në Serbi dhe në Serbinë qëndrore, e keni dëgjuar Idro gjithë këtë?E keni dëgjuar nga të gjithë ata. Edhe nga Lidhja për Serbinë, Partia Demokratike e Serbisë, nga partnerët e mijë në koalicion, nga njerëzit e partisë sime…
Idro Seferi – ABC News: Kisha ka qenë kundër…
Aleksandër Vuçiç: Atë po them, që çdo ditë e kemi dëgjuar këtë Idro nga secili, edhe atje. Të gjithë thonë se kemi dhënë më së shumti dhe derisa të mos heqim këtë qëndrim, marrëveshje nuk do të ketë. Kjo është gjëja më e marrë që kemi dhënë mjaftueshëm. Është e dukshme që të gjithë se bashku nuk jemi mjaftueshëm të pjekur që ta kuptojmë se marrëveshjen duhet ta arrijmë. Nëse nuk jemi, në rregull le ta konstatojmë këtë dhe të gjejmë një mënyrë të ruajmë paqen dhe të presim kur të vijnë njerëz më të mençur që do të mund ta zgjidhin në të ardhmen dhe të cilët do të jenë të ndershëm që t’ia thonë popullit të tyre që realiteti është pak më ndryshe.
Idro Seferi – ABC News: Ju keni ftuar disa herë presidentin Trump ta vizitoj Serbinë. Angazhimi i tyre ka qenë i mjaftueshëm kohëve të fundit, por këtu është edhe Rusia dhe aktorë të tjerë. Si mund të ndihmojë bashkësia ndërkombëtare?
Aleksandër Vuçiç: Të gjithë me dëshirë apo pa dëshirë, theksoj me dëshirë apo jo duhet të ndihmojnë dhe duhet të ndihmojnë nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord. Nëse ne nuk biem dakord e gjithë bota do të dojë të na ndihmojë nga rezultati nuk ka asgjë. Gjithçka është mbi ne. E ardhmja jonë dhe marrëdhëniet tona na ngelen ne. Unë mendoj se nëse serbët dhe shqiptarët i rregullojnë marrëdhëniet, një herë e përgjithmonë si dy popujt më të mëdhënj në Ballkan, mendoj se 150 vjetët e ardhshme nuk do të kemi asnjë lloj problemi. Mund të përparojnë në aspektin ekonomik më së shpejti. Nëse këtë nuk e bëjmë rrezikojmë të na ngelen territore të zbrazëta. Ajo që ne sot jemi më shumë se sa ju, nuk do të thotë asgjë. Të gjithë njerëzit tuaj do të shkojnë në Zvicër, Nju Jork, të gjithë tanët do të shkojnë në Austri, Gjermani dhe nuk e di se ku. Njerëz të tjerë do të banojnë në territoret tona në të ardhmen.
Idro Seferi – ABC News: Keni folur për këtë kohëve të fundit, se sa është e rëndësishme që rajoni të lidhet dhe bashkëpunoj, por marrëdhëniet bilaterale nuk janë ashtu siç flisni, por keni hapur autostradën për Sarajevë, keni firmosur autostradën për Merdarë për Prishtinë. Keni ftuar kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore të vijnë këtu. Disi, Serbia paraqitet si dikush që dëshiron të prijë?
Aleksandër Vuçiç: Unë dua Idro këtë gjë dhe ne duam si një kusht i progresit tonë. Kemi kontrolle të përbashkëta me Maqedoninë veriore dhe sapo ka kaluar sezoni, edhe nga ana jonë dhe nga ana e tyre dikush ka gjetur arsye ti braktisin objektet e përbashkëta dhe tani duhet ti kthejmë këto gjëra. Duhet të flasim për integrime të mëtejme, për lirimin e kufijve për qarkullim, qarkullimin e njerëzve. E dini që çdo vit, edhe pse ende numër i vogël, por gjithnjë e më shumë serbë shkojnë në Shqipëri në bregdet. Përse nuk ia hapni dhe mundësoni këtë pasi keni një bregdet fantastik. Dhe, njerëzit atje janë nikoqir të mirë. Përse nuk fitoni para dhe përse nuk punojmë në këtë. Unë dua që më shumë nga ju të vijnë në Beograd. Keni patur ju Idro probleme ndonjëherë dhe a është sjellë dikush me përçmim ndaj jush? Ka patur rast kur nuk kam dashur tu përgjigjem në pyetje? Ndonjëherë kam bërë shaka më shumë në llogari timen se sa në tuajën, por kurrë nuk ka ndodhur të mos kem respekt maksimal dhe të kem mospërfillje. Ju ka ndodhur gjë në Beograd? Unë dua të shoh më shumë nga ju, më shumë para të shpenzoni këtu, të punoni. Nuk kuptoj se si mendoni të përparojmë? Ne kemi fusha ku nuk kemi mjaftueshëm punëtorë, na ndihmoni. Ne kemi dije të caktuara dhe punëtorë ne disa fusha ku ju nuk keni mjaftueshëm. Ta fillojmë duke dhënë leje pune për të gjithë në territorin e këtij rajoni.
Idro Seferi – ABC News: Çfarë nënkupton ky union, janë këto vetëm vendet kandidate për Bashkimin Evropian sepse mungojnë vendet tjera, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja…
Aleksandër Vuçiç: Natyrisht ne duhet ta zgjerojmë këtë. Por, duam të bëjmë një shembull, një gjë në bazë të së cilës të gjithë të tjerët do të mund të futeshin. Ta shohin që nuk rrënojmë askujt sovranitetin politik, por edhe kudo në Bosnje, Mal të Zi apo kudo…kjo është mënyra më e lehtë për tejkalimin e problemeve. Kur të hapni këto gjëra edhe Beogradi dhe Prishtina do të rregullojnë problemet. Të mos them se gjysma e gjërave që lidhen me marrëveshje në mes të shqiptarëve dhe serbëve lidhen me këto çështje për të cilat po flas. Nuk është thelbi vetëm në territor, është i rëndësishëm territori, por është me rëndësi edhe përmbajtja e këtyre gjërave. Nuk kemi të drejtat e punëtorëve të njëjta, të provojmë t’i bëjmë njësoj dhe masat nxitëse për të huajt dhe do të tërheqim. Të bëjmë një treg unik ku u themi që nuk mund të rrini më shumë se dy orë në kufij, e jo njerëzit të presin nga 36 orë ose 48 orë, po flas për kamionët. Duhet të bëjmë një qarkullim më të shpejt për njerëzit. Nuk është me rëndësi ti investojmë 20 milionë euro që të zgjerojmë kalimet që njerëzit të mund të kalojnë më shpejt. Mallrat mund të shkojnë më shpejt, të zvogëlojmë shpenzimet operative dhe një ditë do të na bie ndërmend që të gjithë kufijtë ti kalojmë pa pasaporta dhe të shkojmë vetëm me karta identiteti. Dikur do ti eliminojmë këta kufij. Jo ata kufijë politik, por barrierat ekonomike, qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Unë jam falenderues sepse besoj se Rama këtë e kupton shumë mirë dhe e kupton që është në interes të popullit shqiptar, ashtu siç është në interes edhe të popullit serb.
Idro Seferi – ABC News: Si i keni marrëdhëniet në këto momente, edhe Zaev edhe Rama megjithatë i janë përgjigjur ftesës suaj?
Aleksandër Vuçiç: Ne jemi takuar në Nju Jork dhe kemi patur vërtetë një takim shumë të mirë. Nuk ka qenë një takim politik si të thuash bla bla bla, zakonisht këto takime… Ky ka qenë një takim shumë i mirë dhe konkret dhe besoj se do të flasim konkretisht.
Idro Seferi – ABC News: A është e mundur që kështu të zgjidhen problemet politike siçështëky rast…
Aleksandër Vuçiç: Nuk është por kjo, Idro, është çështje politike. Nëse i zgjidhni këto gjithçka tjetër zgjidhet lehtë, por vetëm njerëzit këtë duhet ta kuptojnë. Shikojeni këtë dhe jam shumë i sigurt se njerëzit do ta kuptojnë pasi këtë e duan edhe shqiptarët. Çfarë mendoni pse njerëzit tanë ikin kurse shqiptarët ikin edhe më shumë. Jam shumë i trishtuar dhe i hidhëruar që njerëzit po i kin nga Serbia. Mundohem çdo gjë që të mos ikin, duke rritur pagat për 15 për qind infermiereve dhe duke bërë gjëra të ndryshme që dikush të ngelet këtu. Kush do të rrijë nëse është kështu? Kjo që nuk mund të luani futboll, kujt i bëhet vonë për FIFA-në. Përse i jep atëherë rëndësi pasi para gjashtë muajsh nuk është lejuar një sportist në Novi Sad. Nuk mund të qajë për këtë. Por, eja të merremi vesh dhe duhet të kuptoni që ka qëndrim tjetër dhe që disa njerëz mendojnë ndryshe. E kuptoni ju që nuk ekziston asnjë njeri në Mitrovicën veriore, asnjë njeri në Zveçan që mendon se ky është territori që është nën kontrollin e Prishtinës apo i takon Prishtinës. Përse nuk ia thoni këtë popullit? Nuk ka asnjë njeri dhe çfarë do ti mbani me dhunë? Ti detyroni? Të bëni të gjitha ato për të cilat jeni ankuar në periudhën para Millosheviçit, të bëni gjithçka njësoj. Për gjithçka që jeni ankuar në 85 apo 86, tua bëni sot serbëve.
Idro Seferi – ABC News: Shumë njerëz do të thonin që kjo mund të paraqet një situatë të re në Ballkan, sidomos kur flitet për Bosnjën
Aleksandër Vuçiç: Lëreni këtë Idro, lërëni këtë Idro, çfarë paraqet një situatë të re. Tek ne paraqet çdo gjë një situatë të re dhe e kemi patur Jugosllavinë e madhe deri para 25 vitesh. Nga ajo çdo gjë është bërë copë e grimë. E kanë shkatërruar atë pjesë të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare. Hapja e kutive ta Pandorës është dyfytyrësi. Nëse serbët e shqiptarët bien dakord, çfarë i intereson dikujt tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë që dikush ti marrë dikujt diçka me dhënë. Ne e kemi territorin edhe ashtu në kontest. Çfarë i intereson dikujt të tretë.
Idro Seferi – ABC News:Si të arrihet te kjo…keni shumë kundërshtar?
Aleksandër Vuçiç: Si të vijmë këtu, lërmëni mua. Unë do të luftoj për këtë që e vërteta dhe mendimi racional dhe real të fitoj. Dikush le të provoj të luftoj për këtë edhe në mesin e shqiptarëve dhe jo të hutoj votuesit. Dhe, tu flas që gjithçka është ashtu siç duan ata. Nuk ka asnjë në Prishtinë që thotë eja ta zgjidhim këtë dhe të fitojmë diçka që sot nuk e kemi. Ju thoni ne jemi “fully consolidated state”, por duhet të silleni nëpër holle e korridore me leje të veçanta dhe ftesa që të gjeni dikë nëpër Kombet e Bashkuara. Nuk mund të hyni në Interpol edhe tre mijë vjet. Çfarë shteti është ai që nuk ka ambasadë në Peking, Moskë, Nju Delhi, Athinë, si?
Idro Seferi – ABC News: Dmth që do të kishte pas bisedimeve? Kosova ka marrë ftesë…
Aleksandër Vuçiç: Unë po ju flas nga këndi juaj, nuk po flas nga këndi im. Këndi im është i vështirë, gjithsesi, por mundohem të kem një qasje racionale dhe flas vetëm se problem është që nuk sqarohet. Njerëzit në Kosovë thonë ne kemi Amerikën dhe Amerika do ta zgjidh për ne. Përse nuk e ka zgjidhur?
Idro Seferi – ABC News: Këtu thonë e kemi Rusinë…
Aleksandër Vuçiç: Nuk thonë, nga unë nuk e keni dëgjuar, unë them kemi Serbinë.
Idro Seferi – ABC News: Jo nga ju, por..
Aleksandër Vuçiç: Unë them se ashtu është, por ne duhet të provojmë të biem dakord dhe njerëzit duhet ta kuptojnë realitetin dhe nuk është vështirë vetëm të mos bëhemi të verbër apo shurdhmemec. Të verbrit shohin mirë, ata që janë vërtetë të verbër dhe shumë mirë kuptojnë dhe ndjejnë. Ata që janë shurdhmemec, po flas në mënyrë metaforike, por kur bëheni që jeni të verbër dhe shurdhëmemec, ajo është gjeja më e rrezikshme dhe më e keqe. Kjo dmth që ju e dini se çfarë është realiteti shumë mirë, por nuk dëshironi ta respektoni pasi nuk i leverdis interesave tuaja personale ose politike.
Idro Seferi – ABC News: Me çfarë dinamike e prisni që të zhvillohen bisedimet, pasi të gjithë kanë pritur shpejt.
Aleksandër Vuçiç: Nuk jam i sigurt nëse do të zhvillohen apo sa do të ju duhet të formoni qeverinë në Prishtinë, por për çështje formale nuk deklarohem pasi mua më intereson gjëja thelbësore, mund të arrijmë tek zgjidhja apo jo? Nëse mundemi, mundemi, shumë mirë dhe do të jetë një betejë e rënd. Nëse nuk mundemi, në rregull, do të presim gjenerata më të mira dhe kaq. Por, nëse dikush në Prishtinë mendon se do të vijë një gjeneratë më e mirë që do të thotë se e pranojmë Kosovën kështu siç është sot, ky film nuk do të ndodh, kurrë nuk do të ndodh. Siç duhet ta kuptojnë serbët që të ndodh që shqiptarët të heqin dorë nga pavarësia e tyre, ky film nuk ka për të ndodhë. Këtë e dini edhe ju edhe unë, por nuk do askush ta thotë. Të gjithë besojnë se do të vijë një ditë kur ne do të mund të bëjmë diçka kundër tjerëve. Ju lutem mos flisni më marrëzira dhe t’ia fusni kot. Kërkoj ndjesë që përdor këtë gjuhë, por mendoj se populli e kupton kështu.
Idro Seferi – ABC News: Keni planifikuar ndonjë vizitë pasi gjatë zgjedhjeve ju ndalua…
Aleksandër Vuçiç: Çfarë të planifikoj kur këta nuk mund të luajnë futboll. Ju e dini mirë që mund të hyjë, por përse të bëjmë probleme dhe të krijojë konflikte nuk më bie ndërmend. Nëse ndonjëherë do të kemi bisedime do të vijë ti drejtohem popullit tim. Nëse dikush nga shqiptarët dëshiron të dëgjojë ndonjë gjë kjo është në rregull.
Idro Seferi – ABC News: Çfarë do të donit ti thoni shqiptarëve që duan të dëgjojnë ndonjë gjë?
Aleksandër Vuçiç: Shqiptarët i kanë veshët e ndjeshme si serbët dhe kryesisht nuk duan të dëgjojnë atë që nuk u pëlqen pasi kanë të vërtetat e tyre dhe kryesisht të mbuluara disa herë me emocione të rënda. Por, për njerëzit racional duhet ta kuptojnë që kompromisi është e vetmja mënyrë për zgjidhje dhe nëse kjo nuk ndodh frikësohem për të ardhmen edhe të popullit tim, por edhe popullit tuaj.
Idro Seferi – ABC News: Keni bërë projekt për autostradën, e përmendem, sa shpejt do të jetë kjo?
Aleksandër Vuçiç: Ne do të fillojmë dhe në mars do të ndërtojmë pjesën Nish-Plloqnik dhe më pas na ngelet një segment deri në Merdarë. Por, asgjë nuk do të ketë kuptim, në rregull është për Toplocën apo Kurshumlinë, nuk ka kuptim nëse Prishtina nuk e ndërton nga Podujeva në Prishtinë.Më nuk ka autostrada që janë për çështje të brendshme. Autostradat vlejnë nëse jeni të lidhur me shtetet tjera, me popujt tjerë, nuk do të thotë mes shtetesh, por popujsh.Kjo është një lidhje mes Serbisë dhe Shqipërisë, në mes Hungarisë të Shqipërisë dhe lidhja më e afërt në mes të Bullgarisë dhe Shqipërisë. Si do të vojë dikush nga Sofja të shkoj në Shkup, Gërdelicë, Llojanë në, Miratovic dhe nuk ka kuptim. Kështu del në Nish, Prokuplje, Prishtinë dhe shkon në Shqipëri.
Idro Seferi – ABC News: Do të shkoni në Shqipëri, por nëse do të shkonit jashtë Tiranës, ku do të shkonit së pari?
Aleksandër Vuçiç: Do të doja të njihem, pasi nuk kam qenë kurrë në Shkodër, as në Vlorë. Ajo që kam dëgjuar nga njerëzit që e dinë këtë, thonë se ka një bregdet jashtëzakonisht të bukur. Kur kam qenë në Tiranë jam ndjerë mirë. Kanë qenë disa protesta. Por, edhe këtu ka protesta ja sic dëgjoni dikush po bërtet tani këtu jashtë, nuk e di se për cfarë por jam mësuar në protesta për cdo ditë. Por, kur vijnë zgjedhjet dhe numërohen votat nuk e kanë të qartë se si ne fitojmë më së shumti.
Idro Seferi – ABC News: Kaq për intervistën. Shumë njerëz kur thoni dicka në shqip, befasohen.Unë u kam sjellë një dhuratë, është fjalori im personal nga I cili kam ushtruar fjalorin politik.
Aleksandër Vuçiç: Kyështë një fjalor shumë standard i vjetër
Idro Seferi – ABC News: Është një botim serb, por e kam prej kohësh që kur kam ardhur këtu. Keni edhe dedikimin dhe ndoshta herë tjetër…
Aleksandër Vuçiç: Nëse mund ta lexoj?
Ekselencës së tij, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Fjalori im personal, për një kuptim më të madh në të ardhmen se në të shkuarën. Me respekt, Idro.
Ju falenderoj I dashur Idro. Unë nuk tallem me gjuhët për dallim prej të tjerëve. Do të mundohem të mësoj të paktën 300-400 fjalë që të kuptoj të paktën gjërat elementare. Edukimi im nuk ka qenë I mjaftueshëm në këtë fushë që të dijë gjuhën tuaj. Do të doja të di dhe nëse më lejojnë obligimet profesionale do të mundohem të mësoj më shumë.
Juve faleminderit dhe mendoj se një nga gabimet tona dhe të politikanëve, por edhe të shumë të tjerëve, kemi menduar se duhet të dimë vetëm gjuhën tonë dhe anglishte, por në rajon kjo do të na ofronte. Këtë nuk e kam kuptuar si shaka, por si një dhuratë të mrekullueshme dhe kam gocën që së shpejti do të mësoj turqisht.
/abcnews.al