INTERVISTA/ Zyrtari serb: Duhet një vullnet i fortë politik të zgjidhë problemin mes nesh dhe Kosovës

21:26 | 26/02/202021:260

Kreu i Komisionit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun është në të njëjtën linjë me Aleksandër Vuçiç teksa shprehet se kërkon nga liderët e Kosovës që të jenë të besueshëm në raport me Serbinë sa i përket negociatave. Të njëjtën gjë përsërit kohët e fundit Vuçiç sa herë pyetet për negociatat Kosovë-Serbi.

Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku zhvilloi një intervistë me Drecun, në të cilën ai shprehet se Kosova duhet të njohë vullnetin e popullit serb dhe të tërhiqet nga Pavarësia.

Intervista e plotë

Linda Karadaku, Abc News: Zoti Drecun, Duhet te kete nje lloj perfundimi ne mes te Kosoves dhe Serbise, nje marreveshje ku te dyja palet do pranojne njera tjetren dhe te jetojne me ne fund normalisht, pas gjithe asaj qe ka ndodhur per dekada apo mbase edhe nje shekull. Sipas mendimit tuaj, cila do te jete zgjidhja e cila do te ishte edhe afatgjate?

Drecun: Problemi i Kosoves eshte jashtëzakonisht i nderlikuar, do te thosha qe zgjat me shekuj. Duhet te gjendet një zgjidhje e cila do te ishte e pranueshme per te dyja palet, edhe per atë serbe, edhe shqiptare, dhe e cila do te ishte afatgjate e qendrueshme.

Me duket se aktualisht nuk ka nje model ne te cilin do te bazoheshim. Duhet te kerkojme nje zgjidhje specifike, mirepo situata fillestare e te dyja paleve eshte shume e fuqishme: nga njera ane Prishtina konsideron se eshte shtet dhe kerkon nga Serbia vetem ta njohe kete shtet te veteshpallur, ne anen tjeter Beogradi nuk do me asnjë kusht qe te pranoje shtetin e veteshpallur ne kete menyre dhe kerkon qe te respektohet integriteti territorial i Republikes se Serbise dhe rezoluta 1244.

Ne konsiderojme se duhet te vazhdojne bisedimet midis Beogradit dhe Prishtines dhe te kerkohet nje zgjidhje politike, pra ekskluzivisht ne menyre paqesore politike per problemin e Kosoves dhe te arrihet nje kompromis. Se si do dukej kjo zgjidhje, mendoj se askush per momentin nuk e di, por mendoj se shteti i vetëshpallur i Kosoves eshte pa perspektivë dhe ai ka hyre ne nje “qorsokak”, nuk mund te ece perpara.

Per serbet eshte gjithashtu nje problem shume i rendesishem dhe per kete arsye deri sa te gjendet nje zgjidhje politike, ne konsiderojme se megjithate duhet te arrijme perparim. Dhe ajo qe zoti Grenell, perfaqesues i zotit Trump, thote, është se duhet arritur perparim ne aspektin ekonomik, prandaj Serbia ka propozuar iniciativen e Minishengenit me Shqiperine, Maqedonine dhe vendet tjera, qe te relaksohet situata ne vendkalimet kufitare; prandaj duam qe te hapet linja ajrore midis Beogradit dhe Prishtines, trafiku hekurudhor, te ndertojme autostraden nga Nishi ne Prishtine, pra të perparojme ne njefare menyre dhe te lehtesojme jeten e njerezeve dhe pastaj te kerkojme nje zgjidhje politike.

Pra une nuk mund t’iu jap nje pergjigje të saktë sesi do dukej kjo zgjidhje. Duhet ta gjejme, por per ta gjetur kete zgjidhje duhet te ekzistoje vullneti politik, vullnet i fuqishem poltik. Per fat te keq, ne konstelacionin e ri politik ne Prishtine, ne nuk shohim ekzistencen e ketij vullneti politik dhe ekziston pengesa kyce per vazhdimin e bisedimeve dhe kjo eshte taksa.

Linda Karadaku, Abc News: Dhe nje pyetje tjeter, Kryeministri i ri i Kosoves ka deklaruar se Kosova eshte çliruar nga Serbia dhe se eshte koha qe Serbia te çlirohet nga Kosova?

Drecun: Mendoj se zgjidhja me  e mire per te gjithe ne do te ishte qe zoti Kurti te çlirohet nga retorika ekstreme politike, te çlirohet nga idea e Shqiperise se Madhe, te pranoje te flase me Beogradin mbi bazat te cilat do te mund te na conin deri tek një zgjidhje kompromisi. Kurti paraqitet me qendrime perjashtuese politikisht ekstreme, e ka mbyllur plotesisht hapesiren per vazhdm te bisedimeve me Beogradin dhe kjo nuk ka asnje perspektive.

Mendoj se tek shqiptaret duhet te rritet ndergjegja politike se pa Serbine nuk ka zgjidhje per ceshtjen e Kosoves dhe Metohise dhe ky problem i Kosoves eshte faktori kryesor i stabilitetit dhe destabilitetit te te gjithe rajonit. Nese rajoni do te shkoje perpara, nese duam te krijojme kushte per nje jete me te mire per te gjithe, ne atehere duhet te zgjidhim problemin e Kosoves ne menyre paqesore politike. Per fat te keq, Kurti nuk eshte i gatshem per kete gje, te pakten jo ne kete faze.

Linda Karadaku, Abc News: E fundit fare; Po ai është Kryeministri i Kosoves, pra a do te flisni me te:

Drecun: Ne Kosove kishte zgjedhje, qytetaret e Kosoves zgjodhen ata te cileve iu dhane besimin. Ne e respektojme vullnetin e zgjedhesve dhe gjithashtu kerkojme qe shqiptaret te respektojne vullnetin e zgjedhesve te popullit serb ne Kosove sepse populli serb i dha besimin absolut Listes Serbe. Pra ne deshirojme te flasim me dike ne Prishtine qe ka nje mandat per kete gje, gjithsesi ne poziten e te ashtuquajturit President gjendet Hashim Thaçi, dhe ne poziten e te ashtuquajturit kryeminister gjendet Albin Kurti.

Ne nuk na interesojne marredheniet midis tyre. Duam te kemi nje bashkëbisedues qe eshte i parashikueshem dhe i cili mund te zbatoje ate per te cilen eventualisht mund te meremi vesh. Pra nuk kemi problem per te biseduar as me Kurtin dhe as me Thacin, ashtu sikurse kemi biseduar edhe me Haradinajn.

Ky eshte vullnet i qytetareve te Kosoves, ata i kane zgjedhur keta njerez dhe ne do ta respektojme kete, por kerkojme gatishmerine dhe perkushtimin e tyre per te biseduar me Beogradin dhe te arrihet nje zgjidhje politike. Nuk eshte zgjidhje dhe nuk do te kete nje te tille nese dikush vetem insiston qe te njohim Kosoven. Shteti i Serbise nuk do ta beje nje gje te tille me asnje kusht.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono