Gjatë bisedës në studio me aktorët e “Kosheres”, Julian Hurdha, Mariol Aliko dhe Denis Korushi, moderatori Alban Musa zhvilloi një intervistë të pazakontë me këtë të fundit në rolin e Ramës. Ai improvizoi emisionin, siç e titulloi ai, “5 pyetje nga Bab Albano”, ku kryeministri iu përgjigj pyetjeve pikante nga moderatori.
Intervista e improvizuar nga Albani për emisionin “5 pyetje nga Bab Albano” me aktorin Denis Korushi, në rolin e Ramës.
Zoti kryeministër a dini të gatuani? Nëse po cila është pjata apo gjella e preferuar dhe a mendoni se Luli dhe Mona gatuajnë më mirë se ju?
Shiko përsa i përket gatimit, kur më hahet e gjej çfarë të haj. Ato nuk dinë të bëjnë një parti dhe jo më të bëjnë një gjellë.
Si mendoni a është i denjë krahasimi Skënderbeu apo Ismail Qemali?
Po si shtetformues dhe si një lider besoj se Ismaili. Është e tepruar si Skënderbeu se nuk jemi në luftë.
Pse doni ta merrni prap timonin?
Ne nuk flemë po punojmë kështu që nuk ka mbaruar akoma.
Nëse opozita fiton zgjedhjet e 25 Prillit a do filloni sërish të pikturoni apo do të ktheheni fermer në Surrel?
Pasioni për pikturën ngelet. Katunarët e mi janë aty, jemi mirë, mblidhemi tek kafja aty.
Zoti kryeministër, kush mendoni se do të ishte më i mirë se ju, Luli apo Mona?
Edi Rama. /abcnews.al