Emisioni Ballkan-Linda Karadaku
Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Social-Demokrate, një grupim politik që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë dhe vazhdon të jetë opozita më e ashpër dhe më e pa-kompromis ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe asaj që përfaqëson në krye të Vetëvendosjes.
“Dallimet e para mes meje dhe Kurtit, që pastaj u zgjeruan mes grupeve të njerëzve me bindje të ndryshme, ishin kryesisht për modelin e organizimit të partisë politike, ku zoti Kurti qëndronte fort për një model të organizimit bolshevik-leninist të partisë politike; kur po them këtë nuk po them imitim i saktë i asaj, por të mendësisë dhe rëndësisë që i jep, pra të një subjekti si pararojë e historisë, dhe të elementeve të tjera të qasjes së fundit të historisë, të shpëtimtarit të kauzës; dhe këtu lindën diskutimet e para, të cilat pastaj morën elementet që kanë marrë kudo.
Ju nga andej e kuptoni edhe më mirë që filluan me këto etiketat e para të borgjezimit, degradimit, e të ngjashme, bashkëpunimit të mundshëm me faktorin e jashtëm pra armiku I jashtëm, armiku I brendshëm; dhe nga ato akuzat e rëndomta që bëhen nga ky model I organizimit politik.
Pram und të themi që ka elemente të një gjuhe të ngjashme mes asaj që kishte ndodhur mes (Enver) Hoxhës dhe (Mehmet) Shehut, ndonëse në periudha të ndryshme, por nëse dikush ka interesim, të lexojë akuzat e para të Enverit ndaj Shehut, familjes së tij dhe qëndrimit të tij politik, dhe kësaj që ka ndodhur këtu, duket e çuditshme, po ka shumë ngjashmëri” tha ai./ Abcnews.al