Interneti “thyen” kufijtë, Rama: Historia e të resë, jeton në Durrës, punon në SHBA e Poloni

schedule21:29 - 19 Tetor, 2021

schedule 21:29 - 19 Tetor, 2021

Interneti është kthyer në një mundësi të mirë për të kryer punë edhe jashtë kufijve pa qenë nevoja të zhvendosesh nga Shqipëria.

Një shembull të tillë e ka sjellë ditën e sotme kryeministri Edi Rama me anë të një videoje në TikTok, ku  ka treguar historinë e një vajzë që jeton në Durrës, dhe punon njëkohësisht në SHBA dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia. Këtë rast Rama e ka “përdorur” dhe për të “justifikuar” deklaratat e tij të mëparshme për të cilat dhe është akuzuar.

“Se më thonë mua çfarë thotë ky, punon në Poloni, në Amerikë dhe rri në Durrës pa lëvizur nga shtëpia. Ja ku e keni. Kjo bën punë të tretë nga shtëpia në Durrës”, dëgjohet të thotë Rama në video.

@ediramatiktokBanon në Durrës? Punon në Amerikë dhe Poloni?♬ original sound – EdiRamaTikTok

“Edhe unë punoj në Gjermani pa lëvizur nga shtëpia. Mësuese gjermanishteje”, tha një vajzë tjetër.

Puna përmes internetit është zhvilluar masivisht gjatë pandemisë. Për të punuar nuk do të thotë se duhet të jesh patjetër në vendin e punës, ai që do gjithmonë e gjen një mënyrë sidomos në ditët e sotme ku teknologjia është më e zhvilluar se asnjëherë. Be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!