Interi vendos për Gabigol, emër intrigues ai që e pason

schedule09:54 - 30 Nëntor, 2019

schedule 09:54 - 30 Nëntor, 2019

Flamengo arriti të fitojë gjithçka këtë sezon në Brazil. Brazilianët arritën të triumfonin në Carioca, Brasileirao dhe Copa Libertadores falë formës së shkëlqyer të sulmuesit Gabigol. Drejtuesit e Flamengos e dinë shumë mirë se nuk do të jenë në gjendje që ta mbajnë në ekip sulmuesin për sezonin tjetër sepse Europa e kërkon atë.

Menjëherë ekipi brazilian po mundohet të kërkojë zëvendëduesin e tij. Sipas ‘Goal’, Felipe Luis po bën rolin e ndërmjetsit për të bërë të mundur transferimin e Diego Costas në Rio. Në website-n e klubit mbrojtësi që iu bashkua vetëm para 2 muajve Flamengos shprehet: “Diego është lojtari ideal për ne. Tifozët do ta dashurojnë, jam i bindur sepse ai përshtatet shumë shpejt”.

Interi e bleu 23-vjeçarin në vitin 2016 nga Santosi për shumën e 30 milionë €. Gabigol arriti të shënojë 40 gola në 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe bordi i interistëve mendon se ka ardhur koha që ai të rikthehet në Milano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!