Interi heq dorë nga Florenzi, synon dy objektiva të tjerë

schedule21:22 - 4 Janar, 2020

schedule 21:22 - 4 Janar, 2020

Interi është tërhequr në garën për firmën e Alessandro Florenzi në merkaton e janarit, raporton Tuttosport. Zikaltërit e kishin identifikuar mbrojtësin italian si një objektiv të mundshëm, por një arsye që nuk është zbuluar ende, i shtyu ata të heqin dorë nga ideja e nënshkrimit të tij. Supozohet se është thjesht për shkak se drejtuesit e klubit po shikojnë alternativa të tjera.

Marcos Alonso i Chelsea dhe Matteo Darmian i Parmës kuptohet se janë dy lojtarë që Interi po i konsiderojnë përpara janarit. Kwadwo Asamoah vazhdon problemet me gjurin e tij e ka detyruar Interin të shikojë në tregun e transferimeve.

Mbetet të shihet se cili lojtar do të përfundojë tek Interi. Alonso është objektivi numër një, por një veprim për të varet plotësisht nga shuma që kërkon Chelsea për të. Darmian, në këtë moment, do të duket se ishte alternativa e parë dhe Interi do ta kishte më lehtë të nënshkruajë me italianin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!