Interi eliminohet, dështim Botëror/ Tahiri: 15 minutat e fundit mezi nxirrnin topin, kjo është një katastrofë

schedule23:36 - 30 Qershor, 2025

schedule 23:36 - 30 Qershor, 2025

Interi është jashtë Kupës së Botës për Klube, kjo pasi brazilianët e Fluminense i mposhtën 0-2 në 1/8 e eventit.

Dy trajnerët shqiptarë, Ledio Pano dhe Ermal Tahiri, analizuan me tone kritike paraqitjen zhgënjyese të Interit në emisionin sportiv “Botërori i Vogël” në ABC News.

Në diskutimin pas ndeshjes, Pano e cilësoi Interin si “të dobët në momentin kur duhej të tregonte diçka”, ndërsa Tahiri foli për një “katastrofë” që sipas tij u reflektua qartë në mungesën e qartësisë dhe forcës në lojën e skuadrës, veçanërisht në minutat e fundit.

Kritikat nuk munguan as ndaj drejtimit teknik, me bindjen se ndërrimet e trajnerëve nuk kanë sjellë ndryshime reale në performancën e ekipit.

“Një Inter i dobët, në momentin që Interi duhet që të tregonte diçka, në një ndeshje e cila duhet të ishte gjithçka për vazhdimin e këtij Botërori. Pa dyshim që nga fillimi e deri në fund, ishte një Inter i cili kishte shumë minuese në të gjitha repartet, aq më tepër në mbrojtje që nuk ka pasur ndonjëherë probleme”, tha trajneri Ledio Pano.

“Pamë në 15 minutat e fundit mezi nxirrnin topin, kjo është një katastrofë e madhe. Që kemi dhe lojtarët tonë atje brenda dhe kjo nuk ishte për të mirën tonë. Që ky Inter ka shkuar gjithmonë deri aty “ që të mbushte ujë” dhe nuk e ka mbushur asnjëherë edhe kjo është shumë e madhe. Edhe trajneri që iku edhe ai që vjen, folën me superlativa, por s’ndryshon gjë”, shtoi trajneri, Ermal Tahiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!