Interi e kërkoi me ngulm, PSG zyrtarizon rinovimin me mbrojtësin

schedule18:58 - 29 Qershor, 2020

schedule 18:58 - 29 Qershor, 2020

Pak minuta më parë, PSG ka zyrtarizuar rinovimin me mbrojtësin francez, Layvin Kurzawa. Mëngjarashi ka rinovuar kontratën e tij aktuale edhe për katër vite të tjera, me pagë sezonale që arrin deri në 4 milion euro.

Për Kurzawan, interesimi ishte i madh nga Interi, me zikaltërit e Contes që kërkuan me ngulm firmën e tij. Kurzawa mund të firmoste për ekipin e Serie A, por priti një ofertë rinovimi te PSG, e cila erdhi dhe firma mbi të bardhë u hodh.

Edhe ekipi i Arsenalit shfaqi për pak kohë interes për 27 vjeçarin, por asgjë konkrete nga “Topçinjtë”. Kurzawa do të qëndrojë në Paris deri në vitin 2024./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!