Mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa, do të jetë agjent i lirë në merkaton e verës. Francezi nuk ka pranuar të rinovojë me kampionët e Francës dhe do të largohet me parametra zero.
Shumë klube ishin të interesuara për firmën e tij, por mediat italiane raportojnë se Juventusi dhe Interi, janë tërhequr, pasi Kurzawa nuk ka pranuar të ulë pagën e tij prej 6 milion eurosh në sezon.
Kjo gjë favorizon Arsenalin, që po vuan për një mbrojtës të majtë. “Topçinjtë” kanë pasur të bëjnë me dëmtimet e Kolasinac dhe Tierney, duke u detyruar t’i besojnë 17 vjeçarit Bukayo Saka, i cili nuk është në rolin e tij natyral. Kurzawa shihet si një alternativë e mirë nga Arteta dhe “Topçinjtë” nuk e kanë problem pagën e francezit./abcnews.al