Manuel Locatelli është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori italian po shkëlqen me Sassuolon dhe ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari te kombëtarja e Roberto Mancinit.
Juventusi e ndjek prej kohësh, e tentoi edhe verën e kaluar, por akordi nuk u arrit. 23-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga Manchester City. Pep Guardiola e do të skuadër, për ta bërë një mesfushor edhe më të madh.
Lista e klubeve pretendente është rritur sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, konkretisht Mundo Deportivo. Në garë për mesfushorin është futur edhe Real Madrid.
Sassuolo është e qartë dhe kërkon 40 milion euro për kartonin e Locatellit, çmim që mund të rritet nëse lojtari zhvillon një Europian shumë të mirë me Italinë. /abcnews.al